Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka reaguar sërish për protestën e organizuar nga banorët për traun që po vendoset me pagesë në Parkun e Divjakës. Ministrja thotë që s’do të aplikohet për banorët e zonës, por vetëm për vizitorët. Nga një takim në Vlorë, ministrja tha se po vendoset një çmim modest prej 50 lekësh për mirëmbajtjen e këtij parku.
“Një zallamahi e madhe ngrihet kot më kot. Bëhet fjalë për të shtuar, siç kemi bërë në Dajt, Syrin e Kaltër, biletari elektronike me një çmim modest. Nuk bëhet fjalë as më shumë e as më pak por për administrim të mirë të zonave të mbrojtura. Ju kërkohet turistëve që siç paguajnë një biletë në teatër muze, të paguajnë një biletë në parkun e Karavastasë. Përjashtohen banorët e zonës për ta paguar një gjë të tillë, subjekte. Ata që punojnë brenda parkut nga kjo biletë. Vetëm për vizitorët, për të bërë një menaxhim sa më të mirë të aseteve”, tha Kumabro.
Lajmi kryesor:
Tra me pagesë në Parkun e Divjakës, banorët përplasen me policinë, kërkojnë të heqin kabinën! Korreshi për Report Tv: Është e vetmja rrugë që të çon në plazh (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al