Thirrjeve që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen i është bashkuar edhe deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari. Ajo thotë se do të ngre zërin e saj në Kuvend për këtë vrasje.
"Mijëra qytetarë u mblodhën sot para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar përgjegjësi mbi vrasjen e Klodian Rashës nga një oficer policie.
Isha dhe do jem mes tyre dhe do ta ngre zërin në Parlament për këtë vrasje, derisa drejtësia të bëhet e plotë.
Ministri Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen.
Ai na ka thënë se mbas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën", shkruan Hajdari.
Lajmi kryesor:
Protesta për vrasjen e Rashës/ Braçe: Vrasja jo politike, protesta po! Salianji e Hajdari: S'mjafton dorëheqja e Sandër Lleshaj, duhet drejtësi!
B.K./ReportTv.al