Për pedagogen në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta, të miturit që morën pjesë në protestat e disa ditëve më parë janë shëmbëlltyrë e sistemit të edukimit në Shqipëri. Në një intervistë për Report Tv ajo thotë se janë bërë gabime të pariparueshme në edukimin qytetar.
"Protesta e fëmijëve është brenda kuadrit të të drejtave të fëmijëve dhe ata nuk janë kategori e përjashtuar nga e drejta për tubim. Në momentin kur ushtrohet kjo e drejtë, kështu merr një analizë sociologjike. Unë kam ndjekur 1 javë protestë të fëmijëve, mendoj që i është dhënë shkas për tu zgjeruar në ato target-grupet e interesit në këtë proces por edhe për tu thelluar në këndvështrimin e mënyrës së reagimit si nga fëmijët dhe nga masa e qytetarëve. Shkaku i fëmijëve mund të jetë nga më të ndryshmit dhe është e pranueshme që në një moshë si adoleshenca, kur nuk je as i vogël dhe as i rritur ku këta persona kërkojnë një protagonizëm, nuk është e vështirë që të gjendet një shkak për të protestuar. Kjo kategori ka qenë e gatshme për tu përfshirë menjëherë me revoltën e grupit shoqëror të 25-vjeçarit të vrarë nga një të riu me rroba shteti. Në këtë moment na duhet të diskutojmë se si do silleshim me to dhe çfarë do bënin ato.
Kam bërë një shkrim në të cilën ndalem në këndvështrimin se ku kemi gabuar ne që jemi marrë me arsim, politika që ka pretenduar se ka bërë reforma në arsim për kundrejt një mase fëmijësh protestues që kanë zbukuruar dhjetorin e protestave të shqiptarëve. Këto fëmijë treguan se çfarë kemi investuar ne dhe si, mosha e tyre të bën të mendosh të analizosh faktin se si këto reforma kanë ndikuar në formimin e tyre qytetar. Ne kemi bërë gabime të pariparueshme në edukimin qytetar dhe i kemi dhënë shkas për një term të njohur si qytetaria e rrezikshme. Siç është rasti i fëmijëve tanë kaluan atë që quhet vetëkontrollin kundrejt pronës publike. Nëse gjuha e përdorur nga kryeministri i vendit, institucioni i kryeministrit dhe ministres së arsimit ishte një nga shkaqet që protesta u mor dhe u përkrah nga të tjerë dhe zgjeroi edhe grupe të tjera shoqërore në Tiranë" - tha Keta.
Duke folur për pjesëmarrjen e tyre në protesta, Keta tha se në fillim duhet të fliste ministrja e Arsimit para kryeministrit Rama dhe t'i kërkonte kulturë demokratike për zhvillimin e protestave.
"Përdorimi i dhunës dhe trajtimi i fëmijëve si protestues të rritur në format e reagimit të policisë ka bërë jo që vetëm të frenoheshin këto fëmijë. Përpara se të dilte kryeministri Rama, prisja të dilte Ministrja e Arsimit dhe t'i drejtohej me kërkesën e një kulture demokratike për të protestuar. Është fëmija që është i frustruar nga disa muaj pandemi dhe është një fëmijë që sapo është kthyer në shkollë në eksperimentin e mësimit online. Kërkohet asistencë psikologjike. Ata janë fëmijët tanë, edhe ai polici që kreu aktin është një njeri si ne. Pandemia nuk është shkaku i parë dhe i vetëm. Ky është një mësim i madh për Policinë e Shtetit. E kemi kthyer në një institucion të represionit ndaj masës" - tha Keta.