Pas ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, ka ardhur reagimi edhe i ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Ai ka vënë theksin që dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët.
"Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës. Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët", shkruan Soreca.
Lajmi kryesor:
Protesta për Rashën/ Kim: Bisedova me Ramën, Bashën, Kryemadhin e Veliun! Ish-pushtetarët të mos bëjnë gabimet e së kaluarës, të mos nxisin dhunë
B.K./ReportTv.al