Kronikë
Top 24

Protesta/ Senati i Mjekësisë në Tiranë dhe Senati i Vlorës: Nga heqja e mungesave te heqja e tarifave, ja lehtësitë për studentët

17 Dhjetor 2018, 09:28| Përditesimi: 17 Dhjetor 2018, 15:24

  • Share

Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës dhe Senati Akademik i Universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë kanë mbështetur studentët në kërkesat e parashtruara. 

Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës vendosi heqjen e gjithë tarifave të shërbimeve për studentët, audit për 10 vitet e fundit dhe transparencë të shpenzimeve.

Ja vendimet e plota të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës: 

  • Të mbështesë kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave te studimit. Senati Akademik pasi vlerësoi treguesit e buxhetit të vitit akademik 2018-2019 kërkon që efekti financiar që vjen nga ky reduktim të mbulohet nga granti i buxhetit të shtetit, pasi në të kundërt përgjysmimi i tarifave të studimeve, përballuar vetëm nga fondet e Universitetit do të rrezikonte qëndrueshmërinë financiare të institucionit dhe do të ndikonte negativisht në cilësinë akademike.
  • Bazuar në analizën financiare, Senati Akademik vendosi heqjen e gjithë tarifave të shërbimeve për studentët.
  • Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit i kërkoi çdo fakulteti të bëjë një analizë të plotë të kostove financare për çdo program studimi dhe t’i paraqesë ato për vlerësim në Senatin Akademik dhe Bordin e Administrimit.
  • Përsa i përket kërkesave të tjera, krahas mbështetjes për plotësimin e menjëhershëm të shumë prej tyre, i kërkoi Rektoratit, Dekanateve dhe Departamenteve të ngrenë grupe të përbashkëta pune me Keshillat Studentore përkatëse, për të analizuar dhe adresuar problematikat e ngritura në këto ditë proteste dhe në vazhdim, në mënyrë që ato të gjejnë zgjidhje dhe të reflektohen në dokumentet zyrtare të universitetit.
  • Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit vendosi të realizojë një audit të gjërë të aktivitetit akademik dhe financiar të Fakulteteve përkatëse për 10 vitet e fundit dhe UMT-së prej ditës të konstituimit të tij me synim evidentimin e problematikave dhe korrigjimin apo përmirësimin e tyre.
  • Senati Akademik, në vlerësim edhe të kërkesave të studentëve vendosi të përmiresojë trasparencen duke pasqyruar në faqen zyrtare të tij aktivitetin financiar të universitetit.
  • Senati Akademik duke vlerësuar kontributin e pedagogëve të UMT-së në formimin ndër vite të profesionistëve të shëndetit, i fton ata, në respektim të lirisë së tyre akademike, të marrin pjesë së bashku me studentët në një diskutim të gjerë për përmirësimin e cilësisë akademike dhe shkencore të arsimit mjekësor, pasi studentët dhe pegagogët përbëjnë dy kolonat bazë në të cilat mbështetet formimi universitar.

Ndërsa Senati Akademik i Universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë vendosi në një mbledhje që zgjati 60 minuta që:

  • të mos penalizohen studentët që kanë protestuar me mungesa
  • të krijohet senat studentor me përfaqësues nga cdo klasë
  • të ndalohet diskriminimi i pedagogëve ndaj studentëve që marrin pjesë në protestë
  • të mundësohet pranimi në Universitetin e Vlorës për nxënësit mbi mesataren 7 dhe 5
  • të krijohen ambiente laboratorike për cdo degë të nevojshme

Ndryshe nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, Senati Akademik i Universitetit  "Ismail Qemali" nuk ka parashtruar një kërkesë referuar tarifave.

Ndërkohë, studentët janë futur sot në ditën e 14 të protestës së tyre. (Lexo këtu)

Komento

Komente

  • Vlorë: 18/12/2018 11:33

    Universiteti I Vlorës burdello si gjithmonë, pse nuk pranon auditim për 10 vjetët e fundit?? Përse jo rishikim tarifave??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?