Ishte nëntori i vitit 1960, kur Enver Hoxha bashkë me Mehmet Shehun, Hysni Kapon dhe Ramiz Alinë, mori pjesë në mbledhjen e 81 partive komuniste, e cila shënoi prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, dhe de fakto daljen nga Traktati i Varshavës. De jure Shqipëria doli nga Traktati i Varshavës vetëm 8 vjet më vonë. Edhe protesta e 7 Korrikut, nuk e di, pse më duket si ato marshimet “antisovjetike” që bëheshin shpesh ato ditë pasi Enver Hoxha “u theu brinjët revizionistëve”, dhe u lidh me Kinën. Sali Berisha e di mirë historinë e 45 viteve nën komunizëm. Ai e ka jetuar, shijuar dhe propoganduar me të madhe vijën e partisë, ka bërë analiza të thella politike lidhur me situatat e ndera që kalonte asokohe ai sistem.
Ai është njeriu më “adap”, që e di mirë kur duhet protestuar, kur duhet reaguar, sa duhet të qëndrosh kryetar partie, sa duhet të qëndrosh në pushtet, etj…. Për Sali Berishën të qenit kryetar partie nuk ka as moshë, as kriter, dhe as ligj që e ndalon. Po ashtu edhe marrja, mbajtja dhe rikthimi në pushtet, nuk njeh as moshë dhe as moral. Mund të abuzosh, të vjedhësh, të pasurohesh, të vrasësh dhe baltosësh, dhe sërish mund të ketë të drejtën ish-lideri, të kërkojë rikthimin në krye të partisë apo dhe në pushtet. mbledh ca firma, mbledh edhe ca ithtarë, mbush ndonjë bulevard apo shesh, u tregon atyre përralla me flamur, dhe kërkon nga turma “të qëndrojmë ballëlart dhe të paepur para armikut”.
Dhe armikun, e shpalli, pikërisht në protestë, ashtu si dikur Enveri shpallte “armik të socialismit” Nikita Hrushovin. Në Shqipëri, nuk e di përse historia gjithmonë përsëritet, dhe kjo vjen sepse mentaliteti i të qenit dhe bërit politikë, u duket atyre që kapin majat e pushtetit, nuk ka limite. Sali Berisha e ka deklaruar edhe para 10 vitesh se “do të jem në politikë edhe për 30 vitet e tjera”. Dukej si e pabesueshme.
Madje disa thanë se “ky tallet me ne”. Por e kishte seriozisht. Dhe ja sot ai, edhe pas 32 vitesh që bën dhe konsumon politikë dhe pushtet, sërish sot është në politikë. Dhe as nuk ka ndërmend të largohet, sepse e ka gjetur “kauzën” e cila do ti sigurojë atij përjetësinë, “luftën ndaj Ramës, krimit, korrupsionit, shovinizmit”, etjj.. Sali Berishën,do ta kishte zili edhe vetë Enver Hoxha, nga mënyra se si e kopjon dhe ndjek deri në përsosje vijën e tij drejtuese në parti. Edhe në protestën e 7 Korrikut, Berisha dukej i kënaqur, sidomos kur me flamurin kombëtar, bëri 3-4 herë xhiro në tribunë, ndërsa “populli priste fjalimin e tij programatik”. Nga andej, ai shpalli Edi Ramën armik, dhe u betua se “shumë shpejt do ta largojë nga pushteti”, edhe pse kryeministri i këtij vendi, çdo javë po inaguron vepra të reja investimesh në çdo krahinë të vendit.
Më mirë se kaq nuk bëhet në fakt. Nga njër anë kemi një Berishën të rikthyer që ngazëllehet tek mbledh nja 5 mijë vetë në shesh, duke u mbushur mëndjen se “jemi në rrugë të mbarë si opozitë”. Dhe nga ana tjetër, shohim një kryeministër, që “nuk i zënë këmbët dhe” siç thotë populli, duke u qëndruar mbi kokë veprave të nisura, apo dhe duke inaguruar rrugë dhe autostrada të reja, mbi të cilat natyrisht, do të udhëtojë edhe ai, “lideri historik”.
Hoxha, Alia dhe Kapo, Koleka, dhe gjithe "byroja" dhe "sekretaret" pasardhesit i kane me organizaten mafioze rilindja. Sa per "liderin" qe jep mend dhe rri ne koke te "puneve", jo nga injoranca apo padija sesa konformizmi ideologjik qe u bashkon, e njohim se kush eshte. Ashtu si Enveri qe shkaterroi parimet e lirise dhe zgjedhjeve, te drejtesise dhe avokatise, te zhvatjes se prones private dhe korrupsionit te thelle politik ne dem te zbatimit te ligjit, edhe bufi, si i thone, dhe cdo individ me logjike dhe formim normal e kupton kush eshte. Eshte turp qe ne 2022 te vazhdohet me lartesim te kultit te individit por tani sipas imazhit te shokut Rama.
PërgjigjuKulti i individit eshte jo me ngjyre dhe krah politik.Duhesh me qene korekt.Ne jemi nje popull qe pa coban nuk ecim.