Ivzi Hoxha ishte një prej protestuesve të sotëm, që fitoi më shumë se të tjerët vëmendjen e mediave, që kundërshtoi projektin e ndërtimit të lagjes së re tek “5 maji”. Sipas Bashkisë së Tiranës, Ivzi Hoxha e ka ndërtimin pa leje, por megjithatë bashkia i ka ofruar atij kompensim të plotë në banesë, bashkë me gjithë dokumentacionin e plotë të pronësisë që e legjitimon atë si pronar të ligjshëm tashmë.
Po sipas informacionit të shpërndarë nga bashkia e Tiranës, Hoxha aktualisht është posedues i ndërtimit të klasifikuar si ndërtim pa leje, me sipërfaqe ndërtese banimi 505.0 (pesëqind e pesë) m2.
Sipas kontratës e cila është bërë gati nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe pret vetëm firmën e Ivzi Hoxhës te njësia bashkiake, Hoxha do të përfitojë kompensim të plotë, pra po 505.0 m2, në pallatet e reja që do të ndërtohen aty të projektuara nga një prej arkitektëve më të mirë në botë sikurse është Boeri.
Sipas bashkisë Hoxha do i ketë banesat e reja që do të përfitojë në pallatet që do ndërtohen me certifikata pronësie çka e bëjnë atë pronar të ligjshëm dhe që mund t’i shesë apo t’i trashëgojë pronat që do marrë. Ndërkohë, gjer në marrjen e çelësave të banesave të reja, familja e tij do të marrë edhe bonus qiraje nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Kontrata e publikuar nga bashkia
Mashtrimi i protestuesit te “5 maji”, Bashkia prej muajsh pret firmën e tij për të nënshkruar kontratën për kompensimin të plotë Personi që shihni në foto duke protestuar është Atli Hoxha, një prej banorëve në lagjen “5 maji” që preket nga ndërtimi i projektit të ri.
Sipas bashkisë së Tiranës, ai do të përfitojë kompensim të plotë për metrat katror që ka tashmë, por edhe ka firmosur që ka marrë njoftim dhe ka gati kontratën për ta firmosur. Aktualisht, Atli Hoxha posedon 372 m2 banesë si dhe 124 m2 truall. Ndërkaq, sipas bashkisë në bazë të kontratës së ofruar nga ana e Bashkisë së Tiranës, atij i është ofruar kompensim i plotë, pra 496 metra katror ndërtim të shoqëruar me dokumentacion të plotë.
Edhe xhaxhai i tij, Ivzi Hoxha, përfiton kompensim të plotë edhe pse ka një ndërtim pa leje. Sipas kontratës e cila është bërë gati nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe pret vetëm firmën e Ivzi Hoxhës te njësia bashkiake, Hoxha do të përfitojë kompensim të plotë, pra po 505.0 m2, në pallatet e reja.
Interesante si kthehet rrota e fatit!Keta /toke xanesit/ lane kullat me frengji,lane kasollet,lane apartamentet atje nga ishin,nga malet,fshatrat e varfer,qytetet e humbura dhe erdhen ne Tirane /xune toke/ dhe ndertuan barraka provizore dhe me vone vila te shemtuara qe te rivalizonin vilat e bukura te parise se Tiranes dhe ato te Bllokut.Dhe sot vertet po kompensohen padrejtesisht nga shteti,por po kompensohen me apartamente,jo me vila ne zonat me te shtrenjta te Tiranes.E pate si uleriste para ca ditesh nje protestuese,nuk i pelqente te trajtohej me banese sociale?Thoni me mire qe jeni me fat qe jetoni ne shtetin e dobet ligjor shqiptar,se po te ishit ne bote,e shikonit se si zihet toka e ndertohet shtepia pa leje.
Përgjigjuketu eshte problemi, se Shteti ska funksionuar per 30 vjet ne lidhje me pronen... Shteti thote eshte pa leje ok, por kur ai ndertoi vilen dy apo tre kateshe nuk e shihte syri i shtetit???? e la te ndertonte ai e konsideron te "Ligjshem" se ka investuar, nderkohe qe po shteti nuk i kthen ish pronareve token e blere me napolona flori, po shteti ja mbivendosi me ligjin 7501, qe ja dha ne perdorim, i lejoi qete ndertonin vila dhe tani i thote ish pronareve shkoni ne gjyq me cdo njeri qe ka zene token tuaj!!! Pra kur ska shtet , njerezit behen lemsh... dhe duhet DREJTESI!! PO QENE TE ZOTE TA RREGULLOJNE NJEHERE E MIRE SI SHTET !! BEJE MIRE QE NE FILLIM THOTE I MENCURI
PërgjigjuPyet Memine dhe Berishen pe kete katrahure....
Nje min ore idiote shqiptare; nje person qe ka nderruar pa leje ne mes te kryeqytetit duke zaptur 500 m2, i jepet bonus qeraje dhe apartamente te reja? Neser filloj punimet per vilen time te sheshi skenderbej.
PërgjigjuPo sikur te dalin gjithe taksapaguesit e te protestojne,e ndishta edhe padi ne SPAK kunder abuzimit te bashkise me taksat e tyre? Me ç'de drejte bashkia kompeson ndertimet pa leje? Ndertime abuzive?
PërgjigjuATA qe kane zene tokat,,,me parrullen toke e xanun...mos i jepni asnje kokerr leku,,,te kthehen nga kane ardhur shpellaret....
PërgjigjuNese shikon me kujdes veten tende, diku e ke bere nje ndertimez te paligjshme, te vockel ndoshta por mbetet i paligjshem.Ne Shqiperi jane bere 700 mije ndertime pa leje (per te mos llogaritur nja 100 mije me leje por ne kundershtim me ligjin), i bie qe 90% e familjeve.Nejse kujt ti bie lapsi.