Paris, fermerët francezë hyjnë me dhunë në panair

Protesta të dhunshme në Francë, fermerët mësyjnë brenda panairit në Paris para vizitës së Macron! Përplasen me policinë (VIDEO)

24 Shkurt, 18:34| Përditesimi: 24 Shkurt, 18:41

  • Share

FRANCË- Një grup fermerësh francezë hynë në një panair të madh në Paris ditën e sotme para vizitës së planifikuar të presidentit Emanuel Macron.

Fermerët u përplasën fizikisht me punonjësit e policisë dhe bënë thirrje për dorëheqjen e Macron, duke u shprehur kategorikisht kundër rregulloreve kufizuese mjedisore të BE-së, si dhe rritjes së kostove dhe taksave për ta.

"Kjo është shtëpia jonë dhe ai po na mirëpret me polici"- u shpreh njëri prej fermerëve.

Macron, i cili takoi krerët e sindikatës së fermerëve francezë gjatë mëngjesit, ishte planifikuar të shëtiste më pas në rrugicat e panairit.

"Po e them këtë për të gjithë fermerët: ju nuk po ndihmoni asnjë nga kolegët tuaj duke thyer stendat, nuk po ndihmoni asnjë nga kolegët tuaj duke e bërë të pamundur panairin dhe në një farë mënyre duke i frikësuar familjet që të mos vijnë”- tha Macron për gazetarët pas takimit me krerët e sindikatave.

Policia arrestoi një nga protestuesit, ndërsa nuk dihet nëse pati të lënduar nga përplasja fizike mes palëve.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?