Protesta te ‘Sheshi Uillson’, një grua e moshuar ndihet keq, i jepet ndihma e parë! Largohet turma, lirohet rruga për mjetet

26 Nëntor, 18:51| Përditesimi: 26 Nëntor, 18:57

  • Share

Teksa situata po qetësohej te “Sheshi Uillson” në Tiranë, një grua në moshë u pa që u ndje keq dhe ra në rrugë.

Gruaja humbi ndjenjat, kurse në fytyrë mbante një maskë për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës.

E shoqëruar nga deputetja Erisa Xhixho, por edhe efektivët e Policisë që e morën nga krahët duke e vendosur në cel të rrugës për ndihmën e parë.

Pas pak minutash e moshuara është përmendur dhe ngritur në këmbë, teksa pranë u afrua edhe kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi.

Te sheshi ndodheshin përveç efektivëve ehde autoboti me ujë. Rruga në shesh është hapur, pasi drejtuesit e protestës udhëzuan turmën që të drejtoheshin për te Bashkia e Tiranës. Gjithashtu është liruar rruga për qarkullimin e mjeteve.


Lajmi kryesor:

PD ‘mosbindje civile’ me orar, bllokojnë rreth 3 orë 5 kryqëzimet e Tiranës! Deputetët përplasen me policinë, shpërndahen me ujë e gaz! Shoqërohen 44 protestues (VIDEO)


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?