Politikë
Top 24

Protesta te 'Unaza e Re', Balla: Gjurma e rrugës, me firmë dhe vulë të Lulzim Bashës, të sqarojë banorët

15 Nëntor 2018, 11:15| Përditesimi: 15 Nëntor 2018, 14:48

  • Share

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kërkoi nga foltorja e Kuvendit që Lulzim Basha të sqarojë banorët e "Astirit" për projektin e zgjerimit të "Unazës së Madhe", i cili prek disa banesa dhe biznese. Sipas Ballës, Basha është njeriu që ka firmosur gjurmën e "Unazës" si ish-ministër i Transporteve dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Pas dështimit te këndi i lojërave te Parku i Liqenit, te sheshi 'Skënderbej', pas historisë pa kuptim të Teatrit Kombëtar. Tani kemi edhe një betejë, idioteske tjetër, kjo p[ër të penguar vijimin e ndërtimit të Unazës së Tiranës. Aq e pakuptimtë është sa kryetari aktual i oppozitës, Lulzim Basha, ka qenë pjesë e përcaktimit të gjurmës se ku kalon Unaza, me firmë dhe vulë qoftë si ministër i Transpoteve, por edhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës 2011-2015. Gjurma është miratuar nga Bashkia e Tiranës në vitin 2012. Banorët që sot ankohen te Lulzim Basha për këtë çështje, duhet të informohen nga Basha për gjurmën e përcaktuar. Unaza do vijojë. Eshtë jetësore për Tiranën që ky standard i ri zhvillimor që po vendos qeveria në bashkëpunim me bashkinë, të shkojë deri në fund. E turpshme që sa herë kemi një projekt zhvillimi, jo vetëm këtu në Tiranë, por edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë, PD në bashkëpunim me LSI, tentojnë të pengojnë projektet e zhvillimit që i shërbejnë të gjithë qytetarëve. 

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS


Protesta e banorëve të "Astirit" ka hyrë në ditën e 14-të. Ata kanë bllokuar disa herë segmentin e "Unazës së Madhe" duke djegur goma dhe kazanët e mbetjeve, ndërsa prej tre ditësh, të ndihmuar edhe nga PD, protestojnë përpara Bashkisë së Tiranës. Ata paralajmërojnë se s'do lejojnë shembjen e banesave, të cilat preken nga projekti, pa u dëmshpërblyer më parë me vlerën e tregut.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?