Klevis Balliu, deputet i PD, në protestën e banorëve te Unaza e Re

Kronikë

Protesta te Unaza e Re/ Banorët bllokojnë rrugën: E duam Shqipërinë pa Edi Ramën

5 Janar 2019, 17:16| Përditesimi: 5 Janar 2019, 17:51

  • Share

Ka nisur dita e 63-të e protestës së banorëve te Unaza e Re. Banorët kanë bllokuar sërish rrugën në shenjë proteste. Me thirrjet: ‘E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, projekti i Unazës është korruptiv’-banorët kanë nisur edhe sot protestën. Banorët kërkojnë anulimin e projektit.

Edhe pse opozita, veçanërisht PD ka njoftuar se do të kishte deputetë në mbështetje të banorëve, vetëm Klevis Balliu është shfaqur për mediat, asnjë tjetër madje as kreu i PD Lulzim Basha i cili prej kohësh nuk është shfaqur në protestën e banorëve të Astirit, s'ka qenë i pranishëm. Deputeti i PD, Balliu, i pranishëm në protestë, iu bëri thirrje banorëve që ditën e hënë të bashkohen me protestën e studentëve.

Energjia juaj dhe fuqia jote do të bashkohet ditën e hënë me studentët për të luftuar të keqen më të madhe Edi Ramën. Prokurorja Marku duhet të vërë para drejtësisë Ramën, Gjiknurin dhe Qendron, nës nuk i ve ti para drejtësisë ata, do të të vënë shqiptarët para drejtësisë ty. Po qëndruat do të fitoni edhe ju edhe studentët. Ju ftoj të bashkoheni me protestën e studentëve ditën e hënë që të luftoni kancerin e Shqipërisë që është Edi Rama. 

Klevis Balliu, deputet i PD

Komento

Komente

  • Tirona: 06/01/2019 10:20

    Mir e kan keta Ballinjt e Unazes.E duan Shqiperin si 97 e duan si 14 Shtatori e duan qe kur te shofin ndonje fish te vejn piketa se keshtu i tha Sala.E duan rrumpallhone me pace pilaf si Faro spiuni.O te mjer Balliu ka nji super shpi nja 3 super makina por ka dhe nji makin per protest te vjeter paksa mos me ra ne sy.Nuk ta pagun njeri token e tjetrit leqe ju erdhi Zazani ju jep drejtim ambiental.

    Përgjigju
  • Sifi: 05/01/2019 21:31

    Si i degjojne keta viktima krricin e Fahriut

    Përgjigju
  • KATHARSIS: 05/01/2019 18:56

    CJANE KETA KAFSHE QE DUAN TE PERFITOJNE TERE JETEN NE KURRIZ TE TE TJEREVE.GRABITEN TOKEN,UJIN DRITAT, MOS FLASIM QE SHUMICA E TYRE JANE PJELLE KRIMI E GJAKMARJE DHE E ZBRITEN KRIMIN NGA SKUTAT E TYRE NE TIRANE.JU MERITONI RRUSPAT DHE TE KTHEHENI NGA KENI ARDHUR .KULTUROHUNI E PSATAJ EJANI NE TIRANE.

    Përgjigju
  • Balliu: 05/01/2019 18:54

    E duam Shqiperine pa Edi Ramen ?? Qe keshtu lulushi dhe te gjithe lulushet e ketij vendi te ndertojne prape pa leje , te vjedhin prape dritat prape ujin etj... . U shofte rraca e ketyre qe me fatkeqesine e tjetrit duan te kthehen ne pushtet.

    Përgjigju
  • LORA: 05/01/2019 18:05

    Babalet e tokes se xanun nuk e pranojne qe epoka e qoftelargut ka marre fund,,,, per te zezen e tyre.

    Përgjigju
  • IXHEN: 05/01/2019 17:35

    SE BONI SHTEPI PA LEJE JU CA FAJI KA EDI RAMA NE SHQIPERINE E DUAM ME EDI RAMEN

    Përgjigju
  • DURRES: 05/01/2019 17:33

    ORE NJEREZ PROJEKTI MUND TE ANULLOHET PO SHQIPERINE E DUAM ME EDI RAMEN SE ESHTE YLL PER KETE VEND.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?