Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës

Kronikë
Top 24

Dhuna në protestë/ Veliaj: Tirana e ndershme në mbështetje të policisë së shtetit, vendi nuk kthehet më në kohën e Saliut

22 Nëntor 2018, 12:44| Përditesimi: 22 Nëntor 2018, 13:08

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për efektivët e policisë së shtetit që mbetën të plagosur ditën e sotme gjatë protestës së zhvilluar nga banorët e Astirit, përpara Parlamentit.

Duke u shprehur për protestën dhe përplasjen e fortë që ndodhi ditën e sotme mes banorëve të Unazës së Re, të cilët po protestojnë prej ditësh kundër projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe që prek banesat e tyre Kryebashkiaku Veliaj shprehet përmes një postimi në faqen e Twitter-it se "kemi të gjithë solidaritetin e Kryeqytetit, Tirana e ndershme dhe e drejtë, është në mbështetje të Policisë së Shtetit'".   

Postimi i plotë i Erion Veliaj në Twiitter:

E gjithe Tirana e ndershme dhe e drejte, eshte ne mbeshtetje te @PoliciaeShtetit e djemve dhe vajzave ne uniforme!

Sherim te shpejt Komandant Dhimitraq Ziut dhe efektiveve te lenduar - keni gjithe solidaritetin e kryeqytetit!

Ky vend nuk kthehet me pas nga salinjte! #NoMoreSali

Protesta e banorëve të Unazës së Re para parlamentit zgjati rreth dy orë ku mbetën të lënduar 12 efektive policietë cilët u dërguan më pas për ndihmë në spitalin e Traumës, ku u vizituan edhe nga ministri i ri i Brendshëm, Sandër Lleshaj (Lexo këtu).

Komento

Komente

  • Ilo: 22/11/2018 19:01

    Ku e ke kryepolicin tend Ermal Kapllanin ne cfare vrime eshte futur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?