Protesta ndaj arbitrit në Korçë, Disiplina pezullon me dy ndeshje presidentin e Bylisit

6 Janar 2021, 12:09| Përditesimi: 6 Janar 2021, 12:26

  • Share

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka zbardhur sot vendimet e marra për të gjithë shkeljet e konstatuara në javën e fundit të futbollit të zhvilluar në fundin e 2020. Bien ë sy dënimi me dy ndeshje pezullim për presidentin e Bylisit Besnik Kapllanaj për protestas ndaj arbitrit në ndeshjen me Skënderbeun.

Vendimet e datës 5 janar të Komisionit të Disiplinës

1. Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. KF Turbina, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

3. Lojtari i KF Gramshi, Armand Hysa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i FK Këlcyra, Abaz Zaimi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/d, të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i SHS Përmeti, Klaudio Hoxha, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/d, të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Zyrtari i FK Dinamo U-17, Glen Herri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i Iliria U-19, Sokol Rrahmani, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i Tirana B U-19, Semuel Xhika, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i KF Pogradeci U-19, Kevi Mançellari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/d, të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i FC Besa U-19, Enton Nova, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/d, të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i Sh.F.Pepa U-17, Amadeo Krraba, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a, të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i KF Partizani U-17, Rei Peqini, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a, të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Flamurtari FC U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15, kundër KF Skënderbeu U-15, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 27.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

14. Shënkolli U-21, për aktivizimin e 4 (katër) lojtarëve të cilët nuk mund të merrnin pjesë në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore U-21, kundër FK Kukësi, në bazë të neneve 30/3, 30/4/a dhe 53 të KDS dhe nenit 44.17 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike Kategoria Superiore U-21, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

15. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Burreli, Kastriot Rama, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

16. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa U-15, Kevin Hoxha, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?