Protesta e Berishës

Politikë

‘Protestat do vazhdojnë’, Belind Këlliçi për sulmin ndaj Berishës: Opozita nuk u bë kurbani i ndërkombëtarëve siç deshte Rama

7 Dhjetor 2022, 17:33| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 17:40

  • Share

Kandidati për Bashkinë e Tiranës i Rithemelimit, Belind Këlliçi është shprehur përmes një statusi në Facebook se protestat do të vazhdojnë. Duke marrë shkasë nga incidenti i tubimit ditën e djeshme nga ish kryeministrit Sali Berisha, Këlliçi shkruan se përgjegjës është kryeministri Edi Rama. Më tej, ish deputeti shkruan se skenari i pasuksesshëm i Ramës ishte që opozita u bë “kurbani” i ndërkombëtarëve por kjo gjë sipas tij nuk u arrit.

“Nga të gjithë faktet që disponojmë dhe të gjitha burimet që përcjellin informacion në Partinë Demokratike, të shpien në një emër: Edi Rama!

Sulmi ndaj Sali Berishës është orkestruar me synimin për të shpërfytyruar opozitën në një kundër-reagim agresiv, për të gjeneruar dhunë në një protestë paqësore.

Opozita shqiptare dhe Sali Berisha nuk i shkuan pas fillit këtij skenari, duke i hequr Ramës mundësinë për të bërë kurban opozitën në sy të ndërkombëtarëve.

Opozita nuk bie ‘knock out’. Protestat do të vazhdojnë.”- shkruan Këlliçi.

Ky reagim vjen një ditë pasi ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. Gjithsesi, pavarësisht se ditën e djeshme, politika u bë 'bashkë' pavarësisht ndasive dhe dënoi njëzëri sulmin ndaj Berishës, kreu i foltoreve, bëri fajtor Edi Ramën. Ky version, u pa edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike. 

Ndërkohë pavarësisht paraqitjes së dokumentit nga ana e mjekut Sadik Lala, ku shfaqej se 31 vjeçari, Gert Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Rithemelimi këmbëngul se 31 vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish kryeministrin. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e djeshme për ngjarjen e ndodhur dhe ka kërkuar që të zbardhet akti i sulmit që e konsideroi të pajustifikueshëm.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • partizani: 07/12/2022 20:59

    saliu duhej goditur me sopate kokes,,,,,po ashtu dhe iliri....sulmuesi nuk ishte pregatitur mire.....

    Përgjigju
  • Paul: 07/12/2022 19:14

    si po duket i ka ardhur radha kerricit te haje nje dru te mire,,,por per kerricin nuk duhet perdorur grushti ,,por nje tulle kokes....ti vijne mendte....

    Përgjigju
  • Ardi: 07/12/2022 18:15

    IK O IDJOT TE SHKUND SE KENI MAR FUND I BENI VET SKENAT JU SE ESHT I STERVIT BABAGJYSHI JUAJ PLAKU MERE PER KETO GJERA SI VRAU REMZI HOXHEN ETJ ME RADH .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?