Protestat e dhunshme në Francë për pensionet, mbyllet përkohësisht për çështje sigurie Kulla Eiffel

28 Mars 2023, 19:11| Përditesimi: 28 Mars 2023, 19:18

  • Share

FRANCË- Protestat dhe grevat kundër reformave jopopullore të pensioneve pushtuan sërish Francën të martën, për këtë arsye ditën e sotme autoritetet  morën vendimin për të mbyllur Kullën Eiffel, që është edhe simbol i Parisit.

Një vendim i tillë u mor pas paralajmërimeve të demonstruesve radikalë se “do e shkatërronin kullën” në shenjë protestave kundër qeverisë së Macron. 

Vendi ka hyrë në ditën e 10-të të demonstratave mbarëkombëtare. Protestat gjithëpërfshirëse kanë paralizuar shërbimet kryesore në të gjithë vendin në javët e fundit lidhur me propozimin e Macron për të rritur moshën e pensionit për shumicën e punëtorëve nga 62 në 64 vjeç, një veprim që ka shqetësuar ligjvënësit e opozitës dhe sindikatat.


Lajmi kryesor:

Franca hyn në ditën e 10-të të protestave, dhunë dhe flakë në rrugët e Parisit kundër reformës së pensioneve


B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?