Itali-Rreth 400 të rinj dolën në rrugët eTorinos për të kundërshtuar politikën shkollore të qeverisë dhe për të mbështetur Palestinën dhe duke mbajtur në duar flamurin e tyre
Ndërkohë 15 oficerë policie përfunduan në urgjencë, pasi një bombë shpërtheu në mesin e policisë në Piazza Castello.
Demonstruesit dogjën një kukull me shëmbëlltyrën e ministrit Giuseppe Valditara dhe disa prej tyre dëmtuan dy restorante të ushqimit të shpejtë. Gjatë protestës gjithashtu edhe një flamur italian u gris.
Gjatë tensioneve në Piazza Castello kundër policisë, përveç tymueseve dhe vezëve, u hodhën edhe fishekzjarre.Protesta e studentëve përfundoi më pas pa tensione të mëtejshme përpara Palazzo Nuovo, shtëpia e fakulteteve të shkencave humane të universitetit të Torinos.
Muzeu i Kinemasë, në Mole Antonelliana, u rihap për publikun, pasi ishte mbyllur kur studentët hynë.
Ndërkohë kryeministrja Giorgia Meloni me anë të një postimi në rrjetet sociale ka cilësuar këtë protest të dhunshme dhe të paparanueshme.
“Edhe sot kemi qenë dëshmitarë të skenave të papranueshme të dhunës dhe kaosit në disa sheshe, nga duart e ngatërrestarëve të zakonshëm.
Disa oficerë të rendit përfunduan në urgjencë për shkak të bombave dhe përplasjeve. Solidariteti im i plotë shkon për të gjithë oficerët e plagosur, dhe uroj për një shërim të shpejtë”, shkruan Meloni.