Kronikë

Maturantët sërish në protestë edhe pse 'Arsimi' u plotëson kërkesën! Kushi: Vendosëm të ulim kufirin minimal të pikëve për çdo notë! Nxënësit: Duan të na zbusin, kërkojmë ballafaqim

14 Qershor 2021, 11:55| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 16:07

  • Share

Ministria e Arsimit ka vendosur të plotësojë kërkesë e maturantëve, të cilët prej 3 ditësh janë në protestë, ajo e uljes së pikëzimit për notat në provimin e matematikës. Ministrja Evis Kushi ka deklaruar se është rënë dakord që të ulet kufiri minimal të pikëve për çdo notë.

Kushi sqaroi se pas analizës që grupet e punës bënë për testin e matematikës për nivelin e vështirësisë dhe përputhshmërinë e pyetjeve me programin, është vendosur që të ulet niveli i kufirit minimal të pikëve për çdo notë.

"Menjëherë pas provimit të matematikës ngritëm grupe pune të pavarur me ekspertët të matematikës kanë analizuar me detaje çdo pyetje  që në përputhshmëri me programin dhe nivelin e vështirësisë. Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”, tha Kushi.

Ministrja gjithashtu nënvizon se pas përfundimit të procesit të Maturës Shtetërore 2021, MASR do të bëjë një analizë të thellë, me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme të maturës.

"Gjithashtu pas përfundimit të procesi të maturës 2021 Ministria e Arsimit do të bëjë një analizë të thellë me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme dhe rishikimin e plotë të të gjithë procesit të maturës. Ju uroj të gjithëve shumë suksese te provimet me zgjedhje nesër", tha Kushi.

Maturantë zhvilluan sot ditën e tretë të protestës, që nisën pas testit të matematikës, pasi ishte i vështirë, kishte pyetje të pakuptueshme dhe jashtë programit mësimor. Ata kërkonin ulje të pikëzimit të notave, pasi me këtë testim po dëmtonin të ardhmen e tyre.

 

 

Ora 13:20
Maturantë në Fier pas takimit me përfaqësuesen e arsimit: U sqaruam, nesër futemi në provim

Maturantët e Fierit do të futen nesër në provimin me zgjedhje. Këtë vendim e arritën pas takimit që ato zhvilluan me përfaqësuesen e arsimit në Fier, ku thanë se u është premtuar se testi i matematikës do të rishikohen pikët, atë që ministrja Kushi e dha si vendim pak më herët.

 "Do bëhet vlerësimi i të gjithë provime të matematikës dhe të shihet se deri ku kanë shkuar pikët maksimale dhe në bazë të tyre do përcaktohet edhe nota. Nesër do të futemi në provim pasi na kanë premtuar shumë dhe nuk besojmë se do të dalin nga fjala", thanë maturantët.

 

Ora 12:54
Përfaqësuesja e arsimit Fier përplaset me maturantët: Kështu po e edukojmë dhe rrisim brezin e ri? Ju pres në zyrë të diskutojmë

Në Fier disa maturantë janë mbledhur brenda ambienteve të Drejtorisë Arsimore Rajonale, ku nuk kanë munguar brohoritjet dhe zhurmat. Pas këtyre ka dalë një përfaqësues e DAR e cila pas kritikave për mënyrën e sjelljes dhe theksimit se këto veprime nuk i përfaqësojnë denjësisht, ajo ka pritur një përfaqësi të maturantëve në zyrë për të diskutuar lidhur me kërkesat e tyre. Ndërkohë nga ana tjetër, maturantët shprehen se kanë një orë që presin aty dhe askush nuk ka dalë për t'i informuar apo dëgjuar.

"Kështu po e edukojmë dhe rrisim brezin e ri? Me këtë sjellje e gjuhë? Nuk janë këto brezi që ne po rrisim. E keni dëgjuar vendimin e ministres? Nuk përfaqësoheni denjësisht me këto veprime", tha përfaqësuesja e DAR Fier.

Ora 12:33
Maturantët sërish në protestë: Ministria e Arsimi plotësoi një nga kushtet, duam ballafaqim me ministren Kushi

Maturantë janë ngritur sërish në protestë për të 3 ditë radhazi, edhe pse Ministria e Arsimit tha se ka plotësuar një nga kërkesat e tyre, atë të ulje së nivelit minimal të pikëve për çdo notë. Por për maturantët kjo deklaratë e Ministres Kushi është thjeshtë një mënyrë për të zbutuar ato dhe t'i largojë nga rrugët ku protestojnë. Ata thonë se kanë edhe kërkesa të tjera që duhen plotësuar dhe kërkojnë ballafaqim me ministren.  

"U njohëm me vendimin e Ministres dhe e bën që të na zbusë neve. Ajo ishte një nga kërkesat, ne kemi dhe të tjera. Ne duam ballafaqim me ministren", tha një maturante

Në lidhje nëse do të bojkotojnë provimin me zgjedhje që janë nesër një maturante tha se:

'Nëse bëhemi një grup i madh që  nuk pranojmë, nuk do të futemi në provim, po na digjet e ardhmja jonë", tha një maturante tjetër.

Protesta ka pasur edhe në Vlorë dhe Fier, të cilët nuk janë dakord me vendimin e Ministres Kushi.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mesuesi: 15/06/2021 06:53

    Me sa degjova, ne test nuk kishte pyetje per nivelin e 5-es dhe 6-es, prandaj mendoj se maturantet duhet te kerkojne perseritjen e testit.Ulja e pragut te pikeve nuk mjafton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?