Sport

Protestat e përsëritura ndaj arbitrave, Tare e pëson keq nga gjykata sportive

16 Prill 2019, 16:00| Përditesimi: 16 Prill 2019, 16:01

  • Share

Gjykata Sportive në Itali ka dënuar me dorë të hekurt drejtorin sportiv të Lacios Igli Taren për akuzat ndaj arbitrit pas ndeshjes Milan-Lazio. Shqiptari lëshoi një lumë kritikash ndaj gjyqtarit për penalltinë e cila vendosi ndeshjen dhe si rrjedhojë është pezulluar deri më 30 prillë nga të gjithë stadiumet italiane.

Ndeshja mes Milanit dhe Lazio-s përfundoi me shifrat 1-0 dhe përcaktoi shumë për fatet e skuadrave, të cilat si objektiv kanë arritjen e një vendi që të dërgon në “Champions League”. Ky vendim i rëndë për Taren vjen pasi drejtori sportiv i klubit kryeqytetas e ka këtë një sjelle të përsëritur. Më herët për të njëjtën arsye në ndeshjen me Spal drejtori sportiv i Lazio-s është dënuar me gjobë.

Ndërkohë Gjykata Sportive në Itali nuk ka përfillur gjestin e dy futbollistëve të Milanit, Bakajoko dhe Kesi, për talljen që këta të fundit bënë me lojtarin kundërshtar Açerbi.   

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?