Protestat, Fishta: Duhej mbrojtje më e mirë! Të ishin dorëhequr dhe drejtues të tjerë policie, jo veç Lleshaj

16 Dhjetor 2020, 17:40| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 19:52

  • Share

Protestat e dhunshme të ditëve të fundit pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodjan Rasha, detyruan Policinë e Tiranës të kryente arrestime të shumta për neutralizimin e situatës. Po ashtu edhe vetë efektivët nuk mbetën pa u plagosur si pasojë e dhunës. Sipas kreut të Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta, protestat janë gjithmonë të tilla dhe përplasjet priteshin. Sipas tij, për plagosjen e efektivëve duhet mbajtur përgjegjësi nga strukturat drejtuese.

"Për këto plagosje ka dy përgjegjës. Kanë përgjegjësi edhe personat që ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të policisë, por njëkohësisht ka përgjegjësi edhe drejtuesi i këtyre strukturave, i cili ka për detyrë që këto struktura duhet të kenë të gjitha pajisjet, masat mbrojtëse dhe të gjitha mjetet e tjera të nevojshme", tha ai.

Aktin e vrasjes së Klodjan Rashës nga efektivi i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj, Fishta e konsideron përgjegjësi individuale, ndërsa shton se brenda policies nuk mund të shmangen edhe individ të papërgjegjshëm.

"Nuk duhet të merret në përgjithësi si rast, përgjegjësia është individuale. Në dimë që raste të tilla të shkëputuara ka në Policinë e Shtetit dhe kanë probleme", shton ai.

Fishta për shendet dorëheqjen e Lleshajt, por sipas tij nuk duhej të ishte e vetmja.

"E kemi përshëndetur aktin e dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj, por përpara se ministry të jepte dorëheqjen duhet të kishte bërë edhe veprime të tjera ligjore, të cilat i takojnë në kompetencë. Duhet të kishte dërguar propozimet për dorëheqje, ose për largim për përgjegjësi direkte edhe individë ose drejtues policie", vijon më tej.

Në protestat kundër vrasjes së Klodjan Rashës u angazhuan më shumë se 1500 efektivë policie të llojeve të ndryshme. Si pasojë e dhunës mbetën të plagosur 26 prej tyre, kryesisht nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Santa Quaranta: 16/12/2020 19:30

    Ti nuk je gjykates i veprimeve te policit!! Vetem ata qe kane qene aty e dine se si eshte e verteta! E braktise edhe ti policin, ti qe ne nje fare menyre duhet ti dalesh perkrah, p.sh. duke i paguar avokatin me te mire??! Ti qe je kryetari i pazgjedhur i sindikates se policise??!! Ti qe nga mesues i fizkultures se tyre te pelqeu zanati, te dhane shkollen qyl dhe tani ke edhe grade madhore ne nje post qe nuk te ka votuar asnje njeri! Rrofte Tan Didi qe hoqi urdhrin e pageses se 5 mije lekeshit ne muaj si kontribut per sindikaten se nuk merrej vesh se ku shkonin ata fonde!! Dhe dicka, hiqi ato dosjet se nuk ke asnje leter brenda, duket qe ne foto!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?