Foto ilustruese

Bota

Protestat kundër politikave të imigracionit në Los Angeles, dhjetra të arrestuar! Neësom: Demokracia është nën sulm

12 Qershor, 08:55| Përditesimi: 12 Qershor, 15:49

  • Share

Protesta kundër politikave të emigracionit vijuan në SHBA ku policia arrestoi dhjetra persona. Përvec Los Angelesit, protestuesit u grumbulluan në Seattle, Nju Jork, Las Vegas dhe Uashington. Në Seattle, qindra protestues marshuan drejt ndërtesave federale.

Pasi disa prej tyre ndezën zjarr dhe bllokuan një kryqëzim me tavolina kafenesh dhe kosha plehrash, policia lëshoi ​​një urdhër shpërndarjeje dhe filloi t'i shtynte protestuesit prapa.

Në Uashington u arrestuan 30 persona gjatë demonstratës që nisi kur protestuesit tentuan të bllokonin një makinë të agjencisë federale të emigracionit. Edhe në këtë qytet është vendosur shtetrrethimi deri në orën 5 të mëngjesit.

Policia në Las Vegas urdhëroi protestuesit të shpërndahen nga zona përreth Kullës Federale të Drejtësisë, në të cilën ICE ka zyrën lokale. Shtetrrethimi në qendër të Los Angeles u vendos për natën e dytë radhazi, policia arrestoi 17 persona për shkelje të orës së qarkullimit. Protest u zhvilluan edhe në Manhatan në Nju Jork.  

Ndërkohë, Donald Trump ka evokuar teori konspirative, duke pohuar se protestuesit “janë kriminelë të paguar”, e njëjta akuzë që lëshoi në vitin 2020 në mes të protestave të “Black Lives Matter”, dhe e ka quajtur guvernatorin e Kalifornisë “i paaftë”. Përplasja po i shërben popullaritetit të Neësom-it, i cili në rrjetet sociale po paraqitet si Superman-i i ri, kampioni i guvernatorëve demokratë që këto ditë e kanë telefonuar për të pyetur si të veprojnë në rast të ardhjes së Gardës Kombëtare.

Neësom, që synon presidencën në 2028, e ka pranuar këtë skenë të re kombëtare dhe, në një fjalim tetë minutësh drejtuar amerikanëve, ka akuzuar presidentin se po “shkatërron shtetin e së drejtës” dhe se dëshiron të udhëheqë vendin drejt një regjimi autoritar. Neësom ka dënuar përdorimin e Gardës Kombëtare dhe të marinsave dhe ka paralajmëruar: “Kjo do të ndodhë së shpejti edhe në shtete të tjera. Demokracia është nën sulm para syve tanë. Ja çfarë është autoritarizmi, i maskuar nën gjuhën e ligjit dhe rendit”. “Po përdorin, shtoi ai, ushtrinë tonë kundër popullit tone”.

Kongresi, sulmoi ai, “ka zhdukur”, ndërsa Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson ka “hequ plotësisht nga përgjegjësitë e tij»”. “Nëse disa prej nesh, kujtoi ai, mund të merren nga rruga pa urdhër arresti, vetëm mbi bazën e dyshimeve, apo ngjyrës së lëkurës, atëherë askush prej nesh nuk është i sigurt”. “E di që shumë prej jush, kujtoi ai, po e përjetojnë këtë moment me frikë, por ju jeni antidoti. Ajo që Donald Trump dëshiron më shumë është heshtja juaj. Mos u dorëzoni”.

Xh.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?