Një nga kamionët e vendosur në rrugët e Otavës në protestën kundër vaksinimit të detyrueshëm të shoferëve të kamionëve në Kanada

Protestat kundër masave anti-COVID në Kanada, kryeministri Trudeau: Duhet të marrin fund! Kërcënim për ekonominë dhe sigurinë publike

17 Shkurt 2022, 17:55
  • Share

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka folur në Parlament në lidhje me protestat që po mbahen kundër masave anti-COVID. Kamionistët të cilët protestojnë dhe bllokojnë rrugët, daljen e shumë policëve në qendër të Otavës, e shohin si një përpjekje për të ndërpretë protestën e tyre.

“Është koha që këto aktivitete të paligjshme dhe të rrezikshme të ndalen”, deklaroi kryeministri Justin Trudeau në Parlament, jo shumë larg vendit ku ishin parkuar qindra kamionë.

Trudeau theksoi se këto protesta përveçse janë aktivitete të paligjshme, përbëjnë edhe një kërcënim për ekonominë dhe sigurinë publike.

“Këto protesta janë kërcënim për ekonominë tonë. Janë një kërcënim për sigurinë publike”, tha Trudeau.

Kujtojmë se protestat në Kanada nisur rreth tre javë më parë si shenjë pakënaqësie kundër masave anti-COVID. Protestat kanë nisur si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për vaksinim të detyrueshëm të shoferëve të kamionëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?