Kosova & Rajoni

Protestat në Beograd, eksperti i sigurisë: Prapa tyre fshihen shërbimi rus dhe serb! Duan destabilizim në Ballkan! Po bllokohen rrugët drejt Kosovës

31 Janar, 20:04| Përditesimi: 31 Janar, 20:15

  • Share

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi foli në ‘Studio Live’ lidhur me protestat në Serbi dhe situatën në prag të zgjedhjeve në Kosovë. Për Arbër Hitajn, eksperti hedh idenë se pas protestave në Beograd dhe Novi Sad, mund të jenë shërbimet sekrete ruse dhe serbe për të stimuluar një eskalim të situatës në Ballkan.

'Shumë të veçanta zhvillimet në Serbi. Tanimë kemi një protestë e cila ka marrë mbështetjen e qytetarëve dhe akademikët, fermerët dhe mjekët. Janë angazhuar për të larguar presidentin Vuçiç. Kemi parë zhvillime me largimin e kryeministrit. Protestuesit kërkojnë largimin e presidentit. Nuk kemi pasur një qëndrim të SHBA apo BE në lidhje me mbështetjen apo jo të protestave. Mund të bëhet edhe nga një plan sekret serbo-rus me qëllim eskalimin e situatës në Serbi për të paraqitur se nuk ka kontroll të caktuar dhe të ripozicionojë Serbinë në bisedimet mes Trump dhe Putin për të mbyllur konfliktet në Ukrainë. Rusia dëshiron të shfrytëzojë Serbinë. Çdo eskalim do manifestohet dhe në BE. Serbia mund të tentojë me këto plane sekret të ripozicionojë Rusinë si të rëndësishme për sigurinë në Ballkan.'

Më tej, Elezi thekson se forcat opozitare pro-evropiane nuk janë përfshirë në këto protesta, ndërsa protestuesit po bllokojnë ato rrugë që lidhin Serbinë me Kosovën.

'Forcat opozitare janë pro evropiane. I referohem deklarimeve, e kemi parë se në këto protesta, opozita nuk është pjesë. Presidenti ka pasur deklarata të rëndësishme se shtete të BE-së janë të përfshira në protesta. Nuk janë deklarata të rastësishme. Edhe vizita e Republika Srpska që pati akuza të forta ndaj BE-së dhe NATO. Janë lëvizje taktike të Rusisë, për të eskaluar situatën. Protestuesit kishin bllokuar rrugët drejt Kosovës, lidhen me faktin që zona të caktuara mund të konsiderohen jashtë kontrollit dhe mund të përdoren nga grupe më pas për të goditur institucionet e Kosovës. Duhet të kemi kujdes me veriun sidomos në ditën e zgjedhjeve. Nëse Lista Srpska del mirë në zgjedhje mund të organizojë protesta apo ballafaqim me strukturat e sigurisë. Nuk shoh opozitën në protesta, e konsideroj si shërbimet sekrete nën petkun e studentëve mund të bëjnë që të ketë një eskalim të situatës së sigurisë. Zgjedhjet duhet të kenë prioritet absolut.'

Për fushatën zgjedhore në Kosovë, eksperti vëren se palët po përdorin një gjuhë të ashpër, që ka tejkaluar në shumë raste dhe në akte dhune.

'Kemi një garë të fuqishme te pozita dhe opozitës. Nuk na pëlqen gjuha e përdorur prej protagonistëve politikë. Kanë ndikuar edhe tek qytetarët, ka pasur dhe raste të dhunshme edhe mes familjarëve. Kjo gjuhë urrejtëse duhet ndaluar.'

Më të favorizuar për fitore sheh një nga subjektet Vetëvendosje, PDK dhe LDK.

'Janë 3 subjekte dominuese, Vetëvendosje, PDK dhe LDK. Parë nga aspekti organizativ duken si të barabarta dhe mund të kenë rezultate të njëjta me përqindje të vogël. Pretendojnë të marrin pozitën e parë. Mund të themi se vështirë se VV do jetë subjekti i parë. Vështirë të themi cila do jetë e para. Ka pasur disa sondazhe interesante, por në bazë të matjeve të pavarura këto 3 subjekte janë fare afër. E rëndësishme si do organizohet dita e zgjedhjeve. Dallimi nëse opozita, qytetarët e zhgënjyer ti rikthejë për të votuar. Nëse ndodh kjo, atëherë situata do ndryshojë dhe do kemi një qeveri befasuese.'

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?