Kosova & Rajoni

Protestat në Beograd, gazetarja flet për Report Tv: Kërkohet qeveri teknike, Vuçiç dhe Brnabiç janë për zgjedhje të parakohshme

3 Shkurt, 12:03| Përditesimi: 3 Shkurt, 12:31

  • Share

Gazetarja Ardita Behluli foli në Report Tv, lidhur me protestat masive në Serbi, që kanë kulmuar me tubimet e studentëve në Beograd. Këto protesta nisën pasa tragjedisë në Novi Sad, ku ra streha e një stacioni treni duke lënë të vdekur 13 veta.

Behluli thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se këto protesta të kujtojnë ato të 20 viteve më parë në Beograd dhe Nish.

'Na kujtojnë lëvizjen e të rinjve nga Nishi dhe Beogradi kishin iniciativa kundër qeverisë së atëhershme para vrasjes së kryeministrit Zoran Zinxhic, duke kërkuar një Serbi të demokratizuar. Pas 20 vitesh një skenar i njëjtë po përsëritet, turmat e studentëve po rriten. Kanë kaluar 3 muaj. I janë bashkangjitur asosacione, drejtues institucionesh, kemi qytetarë që i janë bashkangjitur universitetit të Beogradit. Ka përkrahje por presidenti Vuçiç mbetet me qëndrime të njëjta karshi studentëve. Pas protestës fton organizatorët që të ulen dhe të gjejnë kompromis.'

Behluli e shpjegoi se kërkesat e studentëve janë të palëkundura dhe përfshijnë shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe prokurorisë së lartë, ndërsa mësimi është pezulluar në shumë shkolla të Serbisë. Ajo paralajmëroi një protestë masive për ditën e mërkurë para Ministrisë së Arsimit.

'Kërkohet shkarkimi i anëtarëve të gjykatës kushtetuese, KLP dhe prokurorisë së lartë. Kërkesat e studentëve janë të palëkundur, kemi dhe grevën e avokatëve. Është pezulluar mësimi dhe në shumë shkolla të Serbisë. Nga sot vijon greva në disa shkolla. Të mërkurën është paralajmëruar një protestë masive para ministrisë së arsimit. Ditët po ecin. Vuçiç do duhet të konfirmojë qëndrimet e tij si president ose do prezantojë një emër që do drejtojë qeverinë ose do shpall zgjedhje të reja. Kërkesat janë për qeveri teknike. Vuçiç dhe kryeparlamentarja kanë thënë se nuk do ketë qeveri teknike. Por vetëm qeveri të formatuar ose zgjedhje të parakohshme.'

Për presidentin Vuçiç, Behluli theksoi se ai ka mbajtur qëndrime të njëjta ndaj studentëve, duke i ftuar ata të ulen dhe të gjejnë një kompromis. Kjo, megjithatë, ka çuar në kërkesa për një qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

'Kërkohet për përgjegjësi për grupin e punës dhe të dalin para drejtësisë. Kërkuan publikimin e dokumenteve zyrtare. Vuçiç ka treguar gatishmëri për publikimin e dokumenteve. Presidenti nuk kurseu dhe shkarkimin e kryeministrit. Dha dorëheqje për solidaritet për studentët. Sot shohim edhe opozitën, se nuk ka legjitimitet kryeparlamentarja Brnabic për mbledhjen  parlamentit pasi qeveria ka rënë.'

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?