Ndërsa Serbia është përfshirë nga trazira dhe protesta të dhunshme, ka ardhur edhe reagimi i parë i zyrtarëve të lartë evropianë.
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha sot se raportet për dhunë gjatë protestave të mbrëmshme në Serbi janë thellësisht shqetësuese.
“Raportet për dhunë gjatë protestave të fundit në Serbi janë thellësisht shqetësuese. Progresi në rrugën drejt BE-së kërkon që qytetarët të jenë në gjendje të shprehin lirisht pikëpamjet e tyre dhe gazetarët të raportojnë pa frikësim apo sulme”, shkruajti Kos në rrjetin X.
Protestat në disa qytete të Serbisë u shoqëruan dhunë fizike dhe trazira, dhe në Novi Sad, ambienteve të Partisë SNS iu vu flaka.
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha më herët sot se disa oficerë policie pësuan lëndime serioze, si dhe se pesë automjete zyrtare të policisë dhe 22 pajisje u dëmtuan.
Sa i përket qytetarëve të lënduar, Daçiç deklaroi se ende nuk ka një raport të saktë, por se është e sigurt se ka më shumë se 70-80 qytetarë të lënduar nga përplasjet.
Postimi i Marta Kos në rrjetin X
Komente
