Protestat në Serbi

Kosova & Rajoni

Protestat në Serbi, protestuesit bllokojnë godinën e institucioneve të drejtësisë në Novi Sad! Vuçiç mbledh Këshillin Kombëtar

19 Gusht, 11:38| Përditesimi: 19 Gusht, 09:42

  • Share

Protestat antiqeveritare në Serbi vijuan edhe gjatë mbrëmjes së djeshme në disa qytete të vendit, në Valjevë, Obrenovac, Sremska Mitrovica, por edhe në Beograd, ku tubimi ishte planifikuar pas një pushimi një ditor.

Gjatë protestës në Beograd, demonstruesit shkatërruan ambientet e Partisë Progresive Serbe (SNS) në Palilula dhe në Zemun, ndërsa pasi policia i largoi, në njërën prej tyre shkoi edhe presidenti Vuçiç.

Protestat vazhduan edhe sot. Në Novi Sad, demonstruesit bllokuan Pallatin e Drejtësisë në shenjë proteste për arrestimet. Bllokada filloi pas orës 6:00 të mëngjesit dhe studentët deklaruan se ishte një akt rezistence "kundër arrestimeve të pabaza dhe dhunës ligjore që po kryhet këto ditë kundër kolegëve dhe miqve tanë".

Një protestë në Beograd po mbahet sot edhe për një studente që pretendon se ishte ngacmuar nga zyrtarë policorë. “Kush na mbron nga policia”, “Dhuna ndaj grave është krim i shtetit”, "Nuk dua sprej me piper, dua që policia dhe ligji të më mbrojnë", ishin disa nga pankartat që mbanin në duar.

Ndërkohë, Aleksandër Vuçiç ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e cila kryesohet nga vetë Presidenti serb, ndërsa marrin pjesë Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, Kryeministri Duro Macut, Ministri i Mbrojtjes, Drejtori i BIA-s, Ministri i Punëve të Brendshme si dhe krerët më të lartë të autoriteteve policore e gjyqësore.

Ora 11:04
Protestat në Serbi/ Presidenti Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

1755103511_aleksandervucic.JPG

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja kryesohet nga vetë Presidenti serb, ndërkohë që marrin pjesë Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, Kryeministri Đuro Macut, Ministri i Mbrojtjes, Drejtori i BIA-s, Ministri i Punëve të Brendshme si dhe krerët më të lartë të autoriteteve policore e gjyqësore.

Temë tjetër takimi është edhe situata në Kosovë dhe zhvillimet e fundit në Bosnjë e Hercegovinë dhe republikën Srpska.

Protestat në Serbi kanë degraduar në dhunë, ndërsa protestuesit kërkojnë largimin e Vuçiç dhe përgjegjësi për ngjarjen e ndodhur në Novi Sad, më 2 nëntor të 2024-ës, ku mbetën të vdekur 14 persona.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?