Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të martën se mosformimi I një qeverie të re brenda 30 ditëve nga dorëheqja e kryeministrit të tij, do ta çojë vendin në zgjedhje të reja.
"Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqjen dhe procedura e mëvonshme është si vijon: fillimisht dorëheqja e tij duhet të ratifikohet nga Parlamenti. Pasi të konfirmohet dorëheqja e kryeministrit Vuçeviç, fillon një afat kohor 30-ditor, gjatë të cilit duhet të kryhen procedurat e nevojshme për zgjedhjen e një qeverie të re. Nëse brenda 30 ditëve nuk formohet qeveria, shpallen menjëherë zgjedhjet",-tha presidenti serb.
Vuçiç tha se stabiliteti i vendit është nën kërcënim në një fjalim pasi kryeministri Millosh Vuçeviç njoftoi dorëheqjen për të qetësuar tensionet në një valë protestash kundër qeverisë.
Demonstratat u ngritën pas shembjes së çatisë në një stacion hekurudhor në qytetin e Novi Sadit, ku vdiqën 15 vetë nëntorin e kaluar.
Tubime të vogla nisën në të gjithë vendin pasi studentë, mësues dhe punëtorë të tjerë fajësuan për fatkeqësinë e stacionit, korrupsionin brenda qeverisë, të cilin ajo e mohon.
Vuçiç tha se qeveria kishte përmbushur tashmë të gjitha kërkesat e protestuesve, duke përfshirë publikimin e të gjitha dokumenteve në lidhje me rindërtimin e fundit të stacionit.
Komente
