Protestat në SHBA, gazetarja e 'Zërit të Amerikës': Po përfitojnë radikalët! Pandemia e trazirat do të ndikojnë tek fushata presidenciale

4 Qershor 2020, 19:50| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 19:54

  • Share

Trazirat që ka shkaktuar vrasja e afro-amerikanit, George Floyd, nuk janë parë që në 2014-n tha gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Rudina Dervishi, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me Edicion Qendror në Report TV. Ajo shtoi për gazetarin, se gjatë natës ka patur edhe protesta që kanë qenë të dhunshme, ndërsa edhe vetë presidenti amerikan ka akuzuar anarkistët e majtë  se kanë futur provokatorë në protestë. Arrestime ka patur në të gjitha shtetet për anëtarët e “Antifas”. Vëzhguesit e pavarur të të gjithë spektrave, tha ajo, kanë vërejtur se radikalë të ndryshëm po kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë për arsye të ndryshme.

Dervishi deklaroi se mbrëmë protestat në shumë qytete ishin paqësore, ndërsa sot në Minneapolis (vendi ku u vra Floyd) është mbajtur një ceremoni përkujtimore që do të vijojnë edhe në zona të tjera. Ndërsa do të priten edhe reagime nga këto tubime, që deri tani kanë qënë paqësore sepse edhe vetë familja ka bërë thirrje për ceremoni paqësore.

Pritet edhe reagimi i presidentit Trump, ndërsa ai ka kërkuar që të merren masat për të ndëeshkuar ata që kanë reaguar.

“Lëvizja e presidentit u komentua gjerësisht, ndërsa është një procedure e zakonshme për të ruajtur sigurinë e presidentit të ShBA-ve. Trump e kanë ngacmuar reagimet që pati në media për këtë lëvizje dhe mesa duket ai i sheh ato si kritika që tregojnë dobësi për figurën e tij.  Shpërndarja e protestuesve për të kaluar presidenti pranë shtëpisë së Bardhe është kritikuar sepse policia ka ndërhyrë shpejt dhe ashpër.  Megjithatë presidenti tha se nuk ishte në dijeni të veprimeve të policisë mbi protestuesit” tha Dervishi në lidhje me vendimin e Trump për t'u evakuuar në bunker. 

Sa i takon zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, Dervishi tha se pas pandemisë dhe protestave, Trump do ta ketë më të vështirë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?