Bota

Protestat në SHBA, gazetarja goditet me plumb gome në Los Angeles (VIDEO)

9 Qershor, 13:40| Përditesimi: 9 Qershor, 13:43

  • Share

Një gazetare austrialiane u godit nga një plumb gome në mes protestave kaotike që kanë përfshirë pjesë të Los Angeles në SHBA.

Korrespondentja amerikane Lauren Tomasi u qëllua në këmbë me një plumb gome nga një oficer policie që po bënte roje në qendrën e qytetit.

Kjo ndodhi në ditën e tretë të protestave të dhunshme që shpërthyen në qytetin e dytë më të populluar të SHBA-së në kundërpërgjigje të arrestimeve të shumta të emigrantëve të paligjshëm.

Tomasi u godit teksa raportonte drejtpërdrejt pranë vijës së parë të protestave që rrethonin qendrën metropolitane të paraburgimit të qytetit.

Sapo e qëllove gazetarin, o idiot i mallkuar“, dëgjohet të thotë një zë i panjohur, ndërsa Lauren bërtet dhe transmetimi i drejtpërdrejtë ndërpritet.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?