Protestat për Teatrin Kombëtar, artistët: Kauzë për liri, do ta fitojmë!

20 Maj 2020, 19:56| Përditesimi: 20 Maj 2020, 20:21

  • Share

Piktori Arben Morina, studiuesi i letërsisë, Behar Gjoka dhe arkitektja, Lida Miraj shprehen se protestat nuk bëhen vetëm për çështjen e ndërtesës por për një kauzë të madhe, e cila është liria dhe demokracia të cilën ato shprehen se do ta fitojnë. 

Për sa i përket mbledhjes së firmave për  ndërtimin e teatrit të ri sikur ishte, piktori Morina thotë se teatri i vjetër ishte një kryevepër, dhe nuk mund  të kthehet si më parë. 

Gazetarja: Çfarë do të kërkoni akoma me këto protesta?

“Unë mendoj se nuk është vetëm çështja e ndërtesës, por kauza është shumë më e madhe se kaq. Ne po luftojmë për liri për demokraci dhe liria nuk durohet, ne do ta fitojmë”, tha piktori, Arben Morina. 

Gazetarja: Ne po shikojmë se po mblidhen firma për ndërtimin e teatrit të ri sikur ishte. Keni shpresë në këtë drejtim?

“Ai ishte një kryevepër. Unë si artist flas për vëllimet në hapësirë. Për një arkitekturë aq njerëzore. Sa bukur komunikonte njeriu me njeriun. Ajo akustikë që buçiste, që lëshon akoma dritë”, tha ai.

Gazetarja: Nga gjithë kjo situatë janë edhe artistët që janë ndarë në dy pole. Si e shikoni këtë?

“Këtë përçarje po e bën kryekrimineli. Ky që më vjen zor ti them kryeministër apo kolegu im, pasi unë jam në majat më të larta të artit”, shtoi Morina.

“Teatri ishte një simbol. Nuk është problem të gjykojmë kush e shembi dhe pse? Nuk është problem as për tu anuar nga e drejta. Problemi është tek dhunimi i shpirtit tek dhunimi i trashëgimisë shpirtërore. Çdo njeri që ka lidhje me artin duhet të ketë një lloj sensibiliteti. Për sa kohë bëhet fjalë për teatrin, për sheshin, çdo qytetar ka një arsye më tepër për të kërkuar lirinë”, tha studiuesi letrar, Behar Gjoka .

Gazetarja: Çfarë ju mban ende me këtë kauzë? 

“Pyetje e bukur. Nuk e di se çfarë më mban ende me këtë kauzë. Respekti i madh me këto njerëz që kanë bërë protestën më civile në historinë e Shqipërisë në mbrojtje të teatrit, kulturës. Kjo më bën të vij ende”, tha arkitektja, Lida Miraj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • greta: 24/05/2020 18:22

    Eshte e tmershme kur nga goja e nje piktori thuhet arkitekture e shkelqyer por kur shikon Morinen nje i vdekur i pa kallur e quan normale. Ky mezi qendron ne kembe se gjith jeten kufome ka qene. Pamja ballore e teatrit i ngja nje guri varri prandaj keti piktori kufome koken e varrit keshtu bejani. Kokat dhe baballaret e artit te skenes ne pergjithesi te gjith mezi presin qe te shohin teatrin e ri pervec Budines qe e ka nga inati qe Rama nuk e beri drejtor, Neritani qe njihet ne rjete si zhulsi se mban ere dhe ca te deshtuar dhe te futur nga PD dhe LSI parti te rrugeve. Dhe nje here rafmet paste Ben Morina ky gjel i ngordhur qe kendon mes plerash.

    Përgjigju
  • meri: 20/05/2020 21:00

    ARTISTET E VERTET....,jan si jasht,ashtu edhe brenda ARTISTE,kurse ti,brenda qenke FERRE...,do te beje mire te PIKTUROJE SHPIRTIN TEND,se nga te folurit e kuptuam qe paske shpirt " artisti"

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 20/05/2020 20:55

    Kerkojn barbonat liri .kush u ka marr lirine ketyre .kan te drejt se jan mare peng nga lulzim Basha. Ai u ka mar lirine dhe mendjen e kokes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?