Protesta për vrasjen e 25 vjeçarit, babai i prekur: Mos i raftë askujt! Kërkojmë drejtësi, shteti ta çojë fajtorin në vendin që meriton! I shërbej familjes jo politikës

10 Dhjetor 2020, 07:41| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 11:03

  • Share

Pasi qëndruan mbi 4 orë protestë para ministrisë së Brendshme dhe kryeministrisë, protestuesit mbrëmjen e djeshme e kanë mbyllur marshimin në shtëpinë e të ndjerit, Klodjan Rasha, 25 vjeçarit që u vra të martën nga një efektiv policie.

Babai i 25-vjeçarit, Qazim Rasha u shpreh se ajo që i ndodhi atij, uron që të mos i ndodhë askujt, ndërsa kërkon drejtësi për fëmijën e tij, që fajtori të shkojë në vendin që e meriton. Këto thirrje për drejtësi ai ia drejton shtetit.

"Shteti të bëjë detyrën që i takon. Kërkojmë drejtësi. Atë që është për çdo njeri, qytetar, shqiptar, të ri, të moshuar, kërkoj që secili të gëzojë të drejtën dhe të gjejë atë shpresën te shteti, te ligji, te rregulli, te ajo që është e mira për të gjithë, që ti shërbejë, qoftë fëmijës, të rriturit, të moshuarit, që të kemi shpresë, të kemi të ardhme, që rinia të shkëlqejë, të eci përpara, të gëzojë një ditë të re", ka thënë ai.

Më tej babai duke iu referuar protestës ka dhënë disa mesazhe të forta, duke lënë të kuptohet se nuk pajtohet aspak me përdorimin politik që i është bërë ngjarjes. I prekur ai ka thënë se nuk i shërben politikës por familjes së tij.

Mendoj se vendi është ky, duhet ta ndërtojmë, ngremë, ta rrisim, ta mbështesim të gjithë. Si puna e djalit tim jeni edhe ju të të gjithë, të gjithë mendoni si puna ime, kush është prind e di peshën pak më mirë. Nuk më vjen mirë me dhënë intervista, nuk i shërbej asnjë lloj politike, por familjes sime, ke familja jam i detyruar me i thënë këto për hir të fëmijës që sot e varrosa. Ashtu siç mendoj unë mendojnë të gjithë.

Shteti të bëjë punën e vet, të japë drejtësi, fajtori të shkojë në vendin që meriton dhe ne të kemi një fije shpresë dhe mbështetje, dhe të mendojmë se kemi një të ardhme në vend dhe të rrisim fëmijët pa ndrojtje, apo frikë, që të mos ketë frikë të dalë te rruga dhe të kthehet dhe të vijë në këtë gjendje që erdhi i imi. Kjo mos i raftë askujt, nuk ia dëshiroj askujt, ishalla Shqipëria, dita që vjen dot ë bëhet më mirë", ka thënë ai.

Protesta e djeshme është shoqëruar me dhunë ndaj disa institucioneve shtetërore. Si pasojë mbetën të plagosur 9 policë ku njëri prej tyre do të operohet në sy dhe rrezikon ta humbë atë, gjatë përplasjeve u lënduan edhe dy protestues.

Protestuesit nuk kursyen as pemën e Krishtlindjeve të kryeminsitria të cilën e dogjën dhe më pas e rrëzuan. Në fund iu drejtuan qendrës ku dëmtuan dhe i vunë flakën edhe pemës së madhe në mes të sheshit. Fillimisht të rinjtë goditën e sende të forta policët dhe thyen xhamat e godinës së Ministrisë së Brendshme dhe më pas rreth një ore protestuesit u spostuan te Kryeministria. Në fund gjatë orës policore, disa qytetarë zgjodhën të bëjnë një marshim paqësor nga Kryeministria deri te banesa e të viktimës Klodjan Rasha.  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lani: 10/12/2020 12:27

    Shume drejt!Familja eshte e indinjuar me te drejte dhe kerkon drejtesi nga organet kompetente dhe jo perdorim politik nga banditet me kollaro te ketij vendi si Berisha,Meta,Basha,Kryemadhja me tru ne bythe etj etj! Dhe drejtesia duhet te jepet sipas ligjit dhe sa me shpejt!Ngushellime familjes!

    Përgjigju
  • Berti: 10/12/2020 10:54

    Zoti ju dhente force ta perballoni kete dhimbje te jashtezakonshme zoteri i urte e i nderuar. Ngushellimet me te sinqerta familjes tuaj.

    Përgjigju
  • Tedi: 10/12/2020 10:50

    Me dhimbje te madhe ka folur Babai i te ndjerit !por ka folur me shum maturi dhe pjekuri siq i takon nje BURRI si ky!ngushedhime per qunin,ai qofte i xhenetit.

    Përgjigju
  • Juli: 10/12/2020 10:24

    Ngushellime, ke fol per djalin tend ne momentin me te veshtire te te jetes tende aq me burreri dhe pjekuri, qe tregon per fisnikerine tuaj dhe gjithe Dibres.

    Përgjigju
  • Faro: 10/12/2020 10:16

    Ky burr eshtë SHQIPTARI I vërtetë! Di të tregojë SHQIPTARIZEM edhe në këtë rast kaq të dhembshme! Ndërsa opozita kërkon vetëm e vetëm kukulla,që t'i shërbejnë për t'i vënë flakën institucioneve të Shqipërisë.

    Përgjigju
    • Whatever my name: 10/12/2020 15:04

      Shume mire ka folur .Me shume maturi .Vertet burre dinjitoz.Zoti ua lehtesofte dhimbjen

  • dada: 10/12/2020 09:49

    Bravo babit me zemer ne dore i shpreh ngushellime.

    Përgjigju
  • A...Zh: 10/12/2020 09:43

    Zoti i dhashte force familjes per te perballuar dhimbjen nga gjema qe u ndodhi! U prehte ne paqe Klodiani dhe ngushellime te sinqerta!

    Përgjigju
  • #varijanullen: 10/12/2020 09:25

    Paste dheun e lehte. Familje dinjitoze Shqiptare. Te giithe e mendojme si ty z. Rasha. Vazhdoni protesten pa dhune.

    Përgjigju
  • redi: 10/12/2020 08:41

    Protesta e dhunshme nga disa alabak merr pergjigje nga babai i te ndjerit.Kush e vrau te pergjigjet dhe jo te djegim vendin.Policia nuk ka pse lutet alabakeve si stresi me shok, po te perdori te gjitha mjetet qe i lejon ligji.Policia popullin e ka me vete dhe syri terc mos ti bej.Keta vrane kater protestues me duar ne xhepa, dhe doli Saliu dhe tha do vrisja dhe 300.Ku eshte drejtesia ,qe kete kriminel duhet ta plaste ne burg per urdher politik ne vrashe.Protestat paqesore kane efekt ne te madh se ajo dhune e djeshme qe vec humbje do kete PD.Shteti dhunes u pergjigjet me dhunen e ligjit Asnje tolerim per kriminelet

    Përgjigju
    • Hysni: 10/12/2020 13:49

      Jam me te gjithe komentet e babait te Klodianit.kultures.patriotizmit dhe atdhetarizmit te tij ,nuk i pergjigjet asnje prej ideatorev dhe organizatorev te kesaj proteste.

    • hysni: 10/12/2020 13:24

      Jam plotesishte me komentin e mesiperm.Ata qe e projektuan dhe e realizuan kete protest te pergjigjen para ligjit.Askujt si dhem me shum se prindit te vete.Megjithese goditur e plagosur ne palce thot Askujt mos i ndodhte si mu E ju alabak qe pretendoni per demokraci dhe shtet ,turp te keni ,se policija ,po te kish patur menjen e bashese dhe te Brishes do kishte vrar edhe 1000 te tjere ,ashtu si organizuat juve protesten ''paqesore''Te fala Bashes per fitoren e arritur!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?