Gazetarët dhe operatorët e mediave

Protestat për vrasjen e Rashës, Meta ndërron qëndrim ndaj gazetarëve: Respekt e mirënjohje! Është themelore për demokracinë që të vazhdoni misionin tuaj

15 Dhjetor 2020, 09:08| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 10:49

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen për të gjithë gazetarët e terrenit dhe operatorët e mediave që kanë mbuluar protestën gjatë ditëve të fundit dhe kanë përcjellë informacionin për publikun.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se informimi i publikut dhe transparencës është themelore për demokracinë.

Ai i inkurajon gazetarët që të vijojnë misionin e tyre pa u dhunuar e kërcënuar dhe pa u censuruar. Presidenti Meta duket se ka kthyer qëndrim duke mos i sulmuar më gazetarët duke kujtuar këtu qëndrimin e mbajtur ndaj gazetarit të Report Tv, Adriatik Doçi për publikimin e skandalit me nënshtetësitë.

"Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse! Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias" - shkruan Meta.

Gjatë protestave që kanë përfshirë ditët e fundit vendin tonë, janë regjistruar episode dhune si dhe kanë përfunduar në përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e policisë, duke i bërë më të vështira kushtet e punës së gazetarëve.

Ndërsa dita e djeshme ishte më e qetë dhe protestuesit ishin më të pakët në numër. Ata u mblodhën për rreth 2 orë përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë dhe në mënyrë paqësore protestuan për vrasjen e Klodjan Rashës.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/12/2020 03:11

    Nuk ka nderuar qendrim,joo.Protestuesit po I benin jehone axhendes se tij dhe si rrjedhim gazetaret po reklamonin protestuesit (perkrahesit e Metes).Pra ju falenderoji qe I reklamuat ushtaret e tij.

    Përgjigju
  • Ardian: 15/12/2020 10:44

    Po ky mo my.. qe dikur i quante protestuesit kok palare ... si nuk tha nje fjale per policet e demtuar Vaj medet ne qe kemi president

    Përgjigju
  • Adriatiku: 15/12/2020 10:33

    Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias" - shkruan Meta. Kjo eshte fjalia e fundit e ,"presidentit" tone. Po Adriatik Docin si e perkrahu ??? C'far hipokrizie o i pafytyre

    Përgjigju
  • Kape: 15/12/2020 10:31

    Like kush i beri protestat? Kush i acaroj protestuesit? Like kush i dhunoi protestuesit? Kush i dha urdher policise per te bere disa veprime te leztshme qe te acarohej gjendja? Like pse nuk i tregon te postimi ne facebook kush i dhunoi protestuesit, gazetaret? D.m.th. Like u more veshe (e mbaruat pazarin) dhe kesaj rradhe me Xhaxhi Edin. Sa te lezetshem jeni.Sa legena qe jeni.Fusni njerezit per tu zene me policine per te mbaruar pazaret tuaja.

    Përgjigju
  • Organizatori: 15/12/2020 09:49

    Falenderimet më të sinqerta për ju gazetarët e mi të veqant për veprimet e juaja gjat kësaj trazire të pa suksesëshme për mua . Me ndere i juaji organizatori

    Përgjigju
  • Endri: 15/12/2020 09:25

    Adriatiku i Shqiptares te ben te fala. Apo ai nuk eshte gazetar o katunar, hajdut i felliqur?!!

    Përgjigju
    • Taksapaguesi: 15/12/2020 10:51

      THUAJ ME EMRA TA MARI VESH POPULLI CFARE PLERASH MBANE ME VEHTE.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?