Qytetarët në protestë

Protestat për vrasjen e Klodjan Rashës në Tiranë/ Jepen 67 masa sigurie për të arrestuarit, 15 arrest me burg dhe 17 në shtëpi, lirohen 35 të tjerë

14 Dhjetor 2020, 19:15| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 23:15

  • Share

Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për 67 protestues të cilët kanë marrë pjesë në tubime për vrasjen e Klodjan Rashës.

Për 15 persona është dhënë masa e sigurisë "arrest me burg", ku për 6 prej tyre është dhënë me afat deri më 24 dhjetor ndërsa për 4 personat e tjerë, është dhënë pa afat. 17 personave u është dhënë masa arrest shtëpie.

Për 35 persona të tjerë është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje. Një prej qytetarëve që i është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje është dhe një nxënës në vitin e 3-të gjimnaz.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 12 dhjetor gjatë protestave janë arrestuar 89 persona ndërsa u shpallën në kërkim 8 të tjerë.

Po ashtu, janë proceduar 268 persona në gjendje të lirë për pjesëmarrjen në protestë. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga ana e protestuesve, hedhjes së pllakave të gurit dhe materialeve të tjera të forta kanë ngelur të plagosur 25 efektivë policie, kryesisht të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Lajm në përditësim...

Ora 22:54
Protestat për Klodjan Rashës, gjykata jep masat për 43 protestues! 5 arrest me burg për 10 ditë, 11 arrest me shtëpi, të tjerët detyrim paraqitje

1607957007_ProtestafotoLSA45675x450.jpeg

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 43 protestues të cilët janë arrestuar gjatë protestave të zhvilluara për vrasjen e Klodjan Rashës në kryeqytet.

Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për 40 ditë për 1 person si dhe arrest me burg për 10 ditë për 4 persona.

Arrest shtëpie janë lënë 4 persona ndërsa pjesa tjetër është vendosur nën masën detyrim paraqitje.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 15/12/2020 00:25

    LIRONI protestuesit,,per demet e semaforeve etj,,mund te jepen disa gjoba,,,kurse ate palacon ardi veliu shkarkojeni menjehere sepse ky eshte rasti i dyte qe kerkonte fajesoje popullin kot ,,pa arsye,,dhe me qellim ,,denigrues,,i pari ishte ai rasti i nenes te atij femijes qe rrahen policet,.....largoje menjehere kete coban te paafte dhe o rama ,,,po qe se largon je ti qe urdheron keto vrasje dhe poshterim te popullit ,,dhe po e vrave dhe poshterove popullin ,,,ai te kthehet dhe te fshin nga faqja e dheut...beji mire llogarite...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?