Protestat për vrasjen e Klodjan Rashës kanë hapur debat mes të ftuarve në emisionin Repolitix.
Analisti Arben Meçe deklaroi se me aq protestues që dolën në sheshm përfaqësojnë një grup të mirorganizuar dhe se ishte pa sens.
Ndërkohë ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj tha se kjo është teori konspirative.
"Ne duhet të kuptojmë idenë e përfaqësimit. Edhe 200 veta edhe 300 në momentin kur marrin gurin dhe qëllojnë policinë, nga ky moment nuk justifikohet ky reagim. Nuk ka goditje ndaj policisë por ndaj shtetit. 200 e 300 veta përfaqësojnë një grup të mirëorganizuar që tentojnë të manipulojnë situatën dhe zgjati 3-4 ditë" - tha Meçe.
"Teori konspirative" - tha Hajdarmataj.
"Një ngjarje që përfaqëson një reagim qytetar ndaj një institucioni si policia nuk zgjat 4 ditë. Historia jonë politike ka vërtetuar që kur ka një reagim deri në goditje ndaj një institucioni, ngjarja nuk mbyllet kaq shpejt. Ajo protestë jetën e saj e pati 4 ditë. Sot që ka mbetur është vetëm dhuna. Ishte pa sens" - tha Meçe.
"Retorika e Meçes është kontradiktore. Ky thotë se zgjati 3-4 ditë. Shumë protesta kanë zgjatur 3-4 ditë" u shpreh Hajdarmataj.
Për më tepër ndiqni debatin e plotë.
Lajmi kryesor:
Zv.drejtori i Policisë, Dervishi: Reparti 'Shqiponja' nën hetim administrativ për vrasjen e Klodjanit dhe jo vetëm, masa deri në përjashtim nga policia! Protestat s'kishin lidhje me ngjarjen (VIDEO)
E.M.//ReportTv.al