Tensionet në veri, Lajçak e Escobar javën tjetër në Kosovë! PE kërkon para ligjit sulmuesit e ushtarëve të KFOR! Vuçiç: Pres propozimin e Perëndimit

2 Qershor 2023, 07:27| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 22:45

  • Share

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkan Gabriel Escobar pritet të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ulur tensionet që çuan në protesta të dhunshme në fillim të kësaj jave.

Ndërkombëtarët u kërkojnë udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që të pajtohen për mbajtjen e zgjedhjeve të reja komunale në veri të Kosovës, të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në procesin zgjedhor dhe të fillojë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se do të presë propozimin e Lajçak dhe Escobar për të marrë një vendim për uljen e tensioneve.

Ndërkohë sot Parlamenti Europian ka shtuar dhe një kërkesë të katërt atë të hetimit të plotë dhe vendosjes para ligjit të atyre që sulmuan ushtarët e KFOR.

Në veri të Kosovës grupet e qytetarëve serbë vijuan edhe sot (2 qershor) të mblidhen para ndërtesave të komunave veriore të Kosovës, të cilat po ruhen nga forcat paqeruajtëse të NATO-s.

Ndërkohë Kuvendi i Kosovës u përfshi nga debate të forta ditën e sotme, teksa po diskutohej për gjendjen në veri të vendit. Gjatë fjalimit të tij, para deputetëve, kryeministri Albin Kurti nënvizoi se nuk mund t’i mbyll sytë para bandave kriminale në veri, të cilët po kërcënojnë rendin kushtetues të Republikës.

“Unë s’mund të mbyll sytë kur grupe kriminale që po kërcënojnë rendin kushtetues të Republikës. Bandat kriminale që ishin dhe në tubimin e presidentit të Serbisë, u kthyen të organizuar për të eskaluar situatën. Eskalimi i situatës me 29 maj, ishte mirë i planifikuar dhe autor ishte Beogradit zyrtar”, tha ai.

Ndërsa tha se shoqërimi i kryetarëve të rinj me forca të sigurisë, është bërë për shkak të vlerësimit  të Institucioneve të sigurisë  dhe se ky nuk ishte vendim politik.

“Nuk është vendim politik, por unë si kryeministër e mbështes kanë vlerësuar drejtë. Të mos ishte ashtu ne do të kishim kryetar të komunave që goditen nga bandat kriminale sepse do të ishin të ekspozuar nga sulmet”, tha ai.

Kryeministri më tej publikoi emrat e personave të tjerë të përfshirë në sulmin e tyre ndaj KFOR-it e ku u lënduan 30 pjesëtarë të këtyre trupave. Ai tha se është mirë që edhe vendorët edhe ndërkombëtarë ta dinë se ushtarët e NATO-s nuk janë sulmuar nga qytetarët serbë, por siç tha ai “nga milicia fashiste.

“Ata janë: Vladimir Radivojeviç, i cili ka njohje të drejtpërdrejtë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Danijel Djukiç, bashkë me një grup personash kanë hedhur shok bomba. Këta janë pjesë e grupit të Milan Radojçiçit të njohur për ndikim dhe veprimtari kriminale. Milos Djukiç, vëllai i Danijelit, dhe këta dy vëllezër kanë raporte shoqërore me djalin e presidentit të Serbisë, Vuçiç”, tha kryeministri Kurti.

Për këtë ka reaguar Lista Serbe duke thënë se po akuzohen serbë të ndershëm “vetëm se nuk pajtohen me shkeljen e kushteve themelore dhe të drejtat e njeriut".

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, u shpreh se Kosova është në situatën më të rrezikshme, ndërsa ju drejtua Kurtit se në vend që të sillet si kryeministër sillet si gazetar. Lumir Abdixhiku nga radhët e LDK-së, tha se pa aleatët vendi s’ka gjasë të fitojë, por madje të humbasë edhe aleatët dhe sovranitetin. Haradinaj, nga AAK, tha se Kurti ka mbjellë mosbesim deri në pabesi.

Janë 4 kërkesa që BE-ja nxori për Kosovën:

  1. Zgjedhje të reja tani.
  2. Të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to.
  3. Të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serb.
  4. Vendosja para ligjit e atyre që sulmuan ushtarët e KFOR.

Ora 22:06
Bilanci i tensioneve në veri: Përveç 30 ushtarëve të KFOR pati 21 sulme ndaj gazetarëve, 6 policë të Kosovës të lënduar

1685545068_kosove.JPG

 Ministria e Brendshme e Kosovës bën bilancin e sulmeve të ndodhura në veri të Kosovës. Veç 30 ushtarëve të KFOR mësohet se ka pasur 21 sulme ndaj mediave/gazetarëve. 6 zyrtarë të lënduar të Policisë së Kosovës, 2 vetura të djegura tërësisht të Policisë së Kosovës dhe 7 vetura të dëmtuara të Policisë së Kosovës.

“Dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale. Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat. Nxitja e konflikteve dhe ndëretnike nga individë kriminal, ka qenë synim tjetër i tyre, i cili do të dështojë. Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste."

Më poshtë, bilanci i deritanishëm:
21 sulme ndaj mediave/gazetarëve
6 zyrtarë të lënduar të Policisë së Kosovës
30 ushtarë të KFOR-it të plagosur / 3 me armë zjarri
2 qytetarë të rrahur brutalisht
2 vetura të djegura tërësisht të Policisë së Kosovës
7 vetura të dëmtuara të Policisë së Kosovës

Ora 22:04
Vuciç: Duam paqe por nuk e di nëse serbët marrin pjesë nëse do ketë sërish zgjedhje në veri

1685385257_vucic.JPG

Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës. Presidentja e Kosovës tha se mbajtjen e zgjedhjeve në këto komuna e lejon korniza ligjore dhe se mund të bëhet përmes peticionit.

Serbisë iu kërkua që të sigurojë pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet eventuale që do të mund të organizohen në katër komunat në veri përfshirë Leposaviqin, Zveçanin, Zubin Potokun dhe Mitrovicën e Veriut.

Megjithatë, Vuçiç, tha se nuk e di nëse serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës.

"Unë duhet të flas ditët në vijim me ta [serbët e Kosovës] dhe të shoh se çfarë do të marrin ata. Jo vetëm se çfarë do të japin. Ne jemi gjithmonë të gatshëm dhe duam paqe dhe ulje të tensioneve”, tha Vuçiç dhe shtoi se nuk është optimist.

Brukseli paralajmëroi gjithashtu se mosplotësimi i kërkesave do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë me BE-në.

 

Ora 21:38
Situata në veri të Kosovës, Vuçiç: Jam në pritje të propozimit nga Perëndimi për uljen e tensioneve! Do thërras serbët pas takimit me Lajçakun dhe Esobarin

1685566324_vui.jpg

Situata në veri të Kosovës mbetet ende e tensionuar dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç thotë se është në pritje të një propozimi nga Perëndimi.

Në një intervistë për televizionin ‘Prva’ të Serbisë, Vuçiç, tha se e di se cila është zgjidhja për përshkallëzimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se po pret të dëgjojë propozimet e zyrtarëve perëndimorë që do shkojnë në Beograd.

"Vetëm nga e hëna, kur të dëgjoj [Mirosllav] Lajçakun dhe [Gabriel] Escobarin, atëherë do t'i thërras serbët nga Kosova për t'u konsultuar. Nuk e di se çfarë ka gjetur dikush si rrugëdalje", tha Vuçiç.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e ardhshme do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

Ora 20:24
Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë: Largimi i Policisë së Kosovës i hap rrugë largimit të ushtrisë serbe nga kufiri

1685648570_kosove.JPG

Sekretari shtetëror i Ministrisë të Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç, ka deklaruar se tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore do të ishte një hap kyç, i cili do të pasohej me një vlerësim të ri të situatës së sigurisë nga Serbia.

"Pas kësaj, mund të ketë hapin e dytë që përmendi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken," tha Staroviç për REL.

Për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, autoritetet në Serbi, njoftuan më 26 maj se Ushtria Serbe ishte vendosur në “shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake”, gjatë së cilës ata vendosën njësi dhe pajisje luftarake në kufirin me Kosovën.

Ora 17:11
Osmani flet pas takimit me Vuçiç: Vajtonte, ankohej e gënjente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit me Aleksandër Vuçiç në praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, në Moldavi. Në konferencën për media, ajo ka thënë se Vuçiçi “si gjithmonë, vajtonte, ankohej e nuk tregonte të vërtetën”.

“S’e kam pasur asnjë plan që të takohesha me Vuçiçin. Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë po vazhdon në Bruksel dhe ishte insistim që nga mëngjesi i liderëve evropianë dhe si presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës dua të tregoj konstruktiviteti, si virtyt të popullit tonë, që të tregojmë vullnet se mund të flasim me të gjithë. Ia kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit Serbisë për vite të tëra. S’është hera e parë që e gjejmë veten me Vuçiçin në takime të tilla. Më duhet ta them se takimi, i mbajtur me insistimin e presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, të cilëve ua respektova kërkesën duke qenë se janë ndër aleatët më të ngushtë, nuk ishte takim negociues, por shkëmbim pikëpamjesh. Mund ta them se Vuçiçi vajtonte, ankohej e sigurisht nuk tregonte të vërtetën, që është virtyt i tij, duke qenë ministër i propagandës së Millosheviqit”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se e ka pyetur Vuçiçin nëse konsideron se a ka marrëveshje me Kosovën a jo.

“Është pyetje kyçe sepse u zotua në Bruksel e pastaj thotë se s’do ta implementojë duke vënë në pikëpyetje gjithçka. Së dyti, i kërkova të heqë ushtrinë nga kufiri, dhe së treti që të heqë përkrahjen për bandat kriminale që po shkaktojnë dhunë. Dhe në fund ritheksova përkushtimin e Kosovës për të implementuar çdo pikë të marrëveshjeve”, ka thënë Osmani.

Ajo ka treguar se më pas, Vuçiçi ka nisur me fyerje në gjuhën serbe.

Ora 16:37
Parlamenti Europian kërkon hetim dhe ndjekje penale për ata që sulmuan trupat e KFOR

1685648570_kosove.JPG

Hetim të plotë dhe ndjekje penale për ata që sulmuan ushtarët e KFOR. Kjo është kërkesa shtesë që u bë sot nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon.

 Një kërksë shtesë dhe thelbësore: Hetim të plotë dhe ndjekje penale atyre që sulmuan ushtarët e KFOR. Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës ushtarëve të KFOR dhe i urojmë shërim të shpejtë” shkruan raportuesja për Kosovën në një postim në twitter.

One additional but crucial request:

- full investigation and prosecution of the perpetrators of the attacks against @NATO_KFOR soldiers

We are all immensely grateful for all what @NATO_KFOR troops do and wish them a speedy recovery. https://t.co/XqZvUvohlW

— Viola von Cramon ???????????????? (@ViolavonCramon) June 2, 2023

Përshkallëzimi në veri të Kosovës kulmoi të hënën, më 29 maj, kur trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit”, dhe u sulmuan nga disa protestues të dhunshëm, që qeveria e Kosovës thotë se ishin “banda kriminale serbe”.

Nga kjo përleshje që ndodhi, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët thanë se përdorimi i forcës minon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe bënë thirrje për qetësim të situatës.

Ora 16:24
Kurti publikoi emrat e organizatorëve të trazirave në veri të Kosovës, Lista Serbe: Po akuzon serbë të ndershëm

1685700859_albinkurti.jpg

Subjekti politik serb në Kosovë, Lista Serbe, ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në seancën e Kuvendit të Kosovës, publikoi disa emra për të cilët tha se ishin personat përgjegjës që shkaktuan tensione më 29 maj në Zveçan, e ku u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it.

Lista Serbe thotë se Kurti po akuzon pa bazë pjesëtarë të komunitetit serb në veri të Kosovës “vetëm pse nuk pajtohen me shkeljen e kushteve themelore dhe të drejtat e njeriut".

“Sa farsë është gjithçka që tha Kurti sot në Kuvend dhe fakti që ai etiketoi si kriminelë dhe organizatorë protestash njerëz të nderuar, gra, invalidë, madje edhe disa që janë në spital dhe nuk kanë qenë në veri të Kosovës për javë të tëra”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Ora 14:44
Lajçak do vizitojë javën tjetër Kosovën dhe Serbinë, e shoqëron Escobar

 

Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit evropian për dialog, Miroslav Lajçak do vizitojë javën tjetër Kosovën dhe Serbinë, bëjnë të ditur burimet diplomatike në Bruksel, cituar nga mediat kosovare.

Lajçak do jetë i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Qëllimi i vizitës, siç u tha në BE, ka të bëjë me uljen e tensioneve në veri të vendit dhe angazhimeve për implementimin e kërkesave të shfaqura në takimet ne Moldavi kur u kërkua nga autoritetet e Prishtinës që të organizojnë zgjedhje të reja lokale për komunat e veriut, raporton RTKlive.

Kjo kërkesë doli gjatë takimit të 1 qershorit që presidentja e vendit, Vjosa Osmani zhvilloi me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ky takim u zhvillua në margjinat e Samiti të Bashkësisë Politike Evropiane. Të njëjtën kërkesë e ka përkrahur edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell i cili ka parashtruar tri kërkesa konkrete ndaj Prishtinës zyrtare: mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe fillimin e  punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. ‘Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, ka porositur Borell në Twitter.

Ora 13:19
Sveçla: Sovraniteti është i patjetërsueshëm

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça thotë se sovraniteti i Kosovës, është i patjetërsueshëm.

‘Sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës. Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë.  Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm. Faleminderit!’- tha Svelça.

Ora 11:54
Krasniqi i drejtohet Kurtit: Po luan me zjarrin! Nuk të lejojmë të rrezikosh raportin me SHBA, është i shenjtë

1679570268_64001679570104xkrasniqi989.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë fjalës në Kuvend tha se kryeministri Albin Kurti nuk është koordinuar fare me partnerët ndërkombëtarë për hapat e ndërmarrë në pjesën e veriut.

“Del këtu na lexon raporte, na tregon histori dhe nuk di të thuash asnjë fjalë se çfarë do të arrish me këtë veprime. Nuk I ke të bashkërenduara, por i ke bërë me kokën tënde”, theksoi ai.

Ai tha se veprimet e qeverisë Kurti në veri janë aventureske dhe e rrezikshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Zgjedhjet në veri janë mbajtur për shkak të gabimeve të tua. Sot një javë, përafërsisht në këtë kohë, ti në kokën tënde ke nisur një veprim aventuresk. Është turp të frikësohesh, por është dashur të koordinohemi, se ndoshta të kishim ndihmuar, por ju jeni mësuar të punoni fshehurazi. E keni mbyllur një kryetar komune aty si Oso Kukën. Me kë është duke punuar ai”, tha ai.

Kreu i PDK-së ia bëri të qartë Kurtit se po luan me zjarr, ndërsa i kujtoi këtu anulimi i aktivitetit të “Defender Europe 2023”.

Krasniqi tha se kurti e ka sjellë punën deri aty sa SHBA, partneri kryesor i Kosovës, del dhe kritikon publikisht veprimet e një jave më parë.

“Po luan me zjarr, njerëzve iu duhet paqe. Të kanë përjashtuar prej stërvitjes “Defender Europe 2023”. Çfarë dëshpërimi është për ata ushtarë. Ti kanë anuluar vizitat për Amerikë për herë të dytë.

Këto ke të arritura. Na ke sjell në situatën ku sekretari i shtetit amerikan na ka dënuar publikisht. Raporti me SHBA është i shenjtë.  Nuk të lejojmë të rrezikosh, këtë s’ta lejojmë, sepse është ekzistencial”, tha ai.

Ora 11:24
Kurti: Qasja e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës dhe Serbisë s’mund të jetë e njëjtë! Beogradi s’është vend demokratik

1685695742_albinkurti.jpg

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria e tij beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, por se qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njëjtë.

“Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian e më gjerë. Ne jemi thellësisht transatlantik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian bashkë me njëra tjetrën dhe bashkë me neve. Por, qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njëjtë. Serbia është vend autokratik, Serbia nuk është vend demokratik. Në Serbi shtypen liritë dhe të drejtat e njeriut, shtypet opozita dhe Rusia e ka qëndrën e saj rajonale”, ka deklaruar Kurti.

Ora 11:21
Kurti publikon emrat e organizatorëve kryesorë të trazirave në veri të Kosovës

 

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar emrat e disa prej njerëzve që ka thënë se janë organizatorët kryesorë të trazirave në veri ditëve të fundit.

Sipas tij, rolin kryesor në organizimin e protestuesve po e kryejnë anëtarë e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Këto protesta me gjithë dashakeqësinë na kanë shërbyer të bëjmë identifikime të vlefshme”, ka thënë ai në Kuvend.

“Ata janë: Vladimir Radivojeviç, i cili ka njohje të drejtpërdrejtë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Danijel Djukiç, bashkë me një grup personash kanë hedhur shok bomba. Këta janë pjesë e grupit të Milan Radojçiçit të njohur për ndikim dhe veprimtari kriminale. Milos Djukiç, vëllai i Danijelit, dhe këta dy vëllezër kanë raporte shoqërore me djalin e presidentit të Serbisë, Vuçiç”, tha kryeministri Kurti.

Ora 11:18
Kurti: S’i kemi befasuar aleatët me dërgimin e kryetarëve në objektet komunale, zgjedhjet u njohën

1685695694_albinkurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar që ka befasuar aleatët për dërgimin e kryetarëve të rinj në objektet komunale. Kjo pasi ai mori bekimin e partnerëve dhe njohjen e zgjedhjeve.

“Kjo kronologji e ngjarjeve është me rëndësi se tregon që institucionet e Kosovës kanë bërë detyrat e tyre. Ne kemi vepruar me obligimet kushtetuese dhe interesat e qytetarëve të Kosovës. Kjo kronologji tregon gjithashtu që ka pasur jo vetëm konsultim, por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtare. Pra, nuk ka pasur asnjë befasi pasi që ky ka qenë një proces me shumë hallka, e ku hallka e fundit ishte shkuarja e kryetarit me çantë në vendin e tij të punës”, ka thënë Kurti.

Ai ka bërë me dije se dërgimi i kryetarëve të rinj në objektet e komunave me asistencë të policisë ka qenë vendim i organeve të sigurisë dhe jo vendim politik i qeverisë.

Ai ka mohuar pretendimet se policia ka hyrë më dhunë në ndërtesat e këtyre komunave. Kjo pasi nuk ka pse të hyjnë me forcë në territorin e tyre,

“Po e them këtë sepse të shumat janë ata që pranin e forcave policore e kanë quajtur si hyrje me forcë në ndërtesë. Nuk ka nevojë ta quajmë hyrje me forcë në ndertës. Sepse ajo ndertës është e Republikës së Kosovës. Nuk hyn policia me forcë në ndërtesën e vet. Nuk hyn kryetari i komunës në ndertës të vet, ajo është zyra e tij”, ka thënë ai.

Ora 11:12
Kurti: Kosova do që të ndihmojë në evropianizimin e Serbisë, po s’paguan asnjë çmim! Territori ynë ishte i shtypur prej tyre, jo i tyre

 

Kryeministri Albin Kurti foli qartë nga Kuvendi. Ai tha se Kosova do që të ndihmojë evropianizimin dhe demokratizimin e Serbisë por Kosova nuk do të paguajë asnjë çmim. Serbia nuk mund të kompensojë ato që humbi nga e shkuara në kurriz të Kosovës. Ky territor

“Kosova nuk mund të dëmshpërblejë Serbinë për humbjen e luftës së Kosovës. Unë se kompensoj dot Beogradin pse regjimi i Millosheviçit humbi. Ky territor ka qenë i shtypur prej tyre, jo i tyre.  Ne duam ta ndihmojmë evropianizimin e demokratizmin e Serbisë por nuk paguajmë çmim për këtë.

Unë jam kryeministër i të gjithëve, prandaj le ta ndihmojmë veriun dhe serbët e Veriut të shpëtojnë nga ideologjia e 1 partie, 1 pushteti dhe 1 kishe që ka në mendje Serbia.”- tha Kurti.

Ora 11:03
Protestat në veri të Kosovës, Kurti: Ato nuk janë tubime, s’është vullneti i popullit! Ata janë njerëzit më të pa lirë, ne duhet t’i ndihmojmë

1685695803_kurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se protestat nuk janë vullneti i popullit serb, por kërcënime dhe presione të vazhduara nga Beogradi. Ai tha se edhe pse Beogradi shitet sikur është duke mbrojtur minoritetin serb, në fakt ata vetëm e kontrollojnë atë dhe e përdorin.

Ai nuk është vullneti i tyre. Ata nuk protestojnë si lëvizje nga poshtë lart, ajo është qartësisht lëvizje nga lart. Nuk i mbyll dot sytë kur fashistët na cenojnë kushtetuan. Ne duhet t’i ndihmojmë serbët.”- tha Kurti.

Ora 10:59
Kurti mban fjalim në Kuvend: Kosova s’tërhiqet, nëse nuk sillnim policinë në veri do sulmonin kryetarët! Lista Serbe braktisi institucionet, vjen kur merr pagën

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është tërhequr nga fjala e tij se zgjedhjet në veri kanë qenë legjitime. Ai listoi sipas ditëve të gjithë ngjarjet të situatës në veri, ku tha se serbët ndërhyjnë vetëm në momentin kur kryetarët e zgjedhur donin të vinin në detyrë. Kurti tha se Lista Serbe jo vetëm që nuk ka qenë prezentë në ndërtesa por qëllimi i tyre i vetëm është që Kosova t’i braktisë gjithashtu. Më tej, kreu i qeverisë së Kosovës, tha se ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme për aq kohë sa sulmi ishte i parapërgatitur dhe se kërkonin pretekst.

“Zgjedhjet duhet të mbaheshin. Njëherë u shtyn, s’mund të mbylleshin sërish. Unë i kam bërë thirrje serbëve të futeshin në zgjedhje. Escobar deklaroi se SHBA do i njohin rezultatet pavarësisht bojkotit të serbëve.

Më 23 prill mbahen zgjedhjet, asnjë incident, organizim i shkëlqyer. Edhe betimet e kryetarëve u kaluan pa incidenteve. Ndërsa në ditën e parë të tyre të punës ata u përballën me incidente, sulmuan KFOR dhe policët e Kosovës.

Nëse ne nuk do kishim vepruar drejt, do të kishim kryetarë të komunave që do të ishin të sulmuar. Sepse ai sulm ishte i parapërgatitur dhe kërkonin pretekst. Ajo nuk ishte hyrje me forcë në ndërtesë, nuk hyn policia me forcë në ndërtesë të tij. As kryetari nuk hyn me forcë, se është zyra e tij.

Me lejoni t’iu njoftoj, Lista Serbe i ka braktisur institucionet në veri dhe parlamentit përveçse kur do me marr pagën. Ata i kanë braktisur ndërtesat se e dinë që s’janë të tyret, janë të republikës. Ata nuk i duan, ata thjesht duan që të mos i duam as ne, ndërhyjnë vetëm kur duan të hyjnë kryetarët.”- tha Kurti.

Ora 09:53
Tensionet në veri, zyrtari i lartë amerikan kërkon angazhimin e SHBA-së në Ballkan

Chris Murphy.

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, është shprehur se SHBA-të duhet të angazhohen në lidhje me situatën e krijuar në Ballkan, për të cilën fajësoi autoritetet e Kosovës.

Mbi tensionet aktuale në veri të Kosovës, Murphy kërkoi “angazhim agresiv” nga ana  e SHBA-së, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti mes vendeve fqinje.

"Ne duhet të angazhohemi në mënyrë agresive në Ballkan për të mbrojtur paqen, sepse tani nuk mund ta përballojmë shuarjen e zjarreve të vërteta në atë rajon", tha Murphy.

Tensionet në veri të Kosovës janë të larta, prej se Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të tri komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të hyjnë në ndërtesat komunale, përkundër rezistencës së banorëve të këtyre komunave.

Murphy, i cili u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë, më 22 maj, u pajtua me Blinkenin se situata mund të ishte zgjidhur me diplomaci dhe jo me forcë.

Revolta e tyre u shndërrua në përleshje të dhunshme me pjesëtarë të misionit të NATO-s, KFOR.

Kjo situatë, sipas tij, i dha Rusisë mundësi për të nxitur trazira dhe për të luajtur lojërat e saj në Ballkan.

“Rusia luan lojëra në Ballkan. Ajo përpiqet të nxisë përçarje dhe konflikte. Ajo shpreson se do të ketë konflikt në Ballkan, një konflikt real kinetik që do të largonte Shtetet e Bashkuara dhe Evropën nga konflikti në Ukrainë”, tha Murphy.

Murphy tha se shpreson që kur të qetësohet situata në veri të Kosovës, njerëzit ta kthejnë vëmendjen te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

 

Ora 09:30
Protestuesit serbë në veri të Kosovës: Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona

Disa protestues serbë në Zveçan ngritën pankarta, ku shkruan: “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, apo “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”. Protestuesit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, prej ditësh, protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë.

Ora 09:20
Tensionet në veri, qindra protestues mblidhen në Zveçan

Qindra protestues serbë u mblodhën në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Zveçan, për të vazhduar protestën kundër kryetarit shqiptar të komunës.

Kujtojmë se Zveçani ishte skenë e përleshjeve të dhunshme midis protestuesve dhe ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, më 29 maj.

Protestat, ditëve të fundit, ishin kryesisht të qeta.

Ora 08:29
Vijojnë tubimet në veri të Kosovës, sot protestë edhe në Graçanicë

1685687439_Capture.JPG

Vijojnë protestat në veri të Kosovës. Edhe sot në orën 12:00 është paralajmëruar se do të mbahet protestë edhe në Graçanicë.

Në rrjetet sociale qytetarët janë ftuar në një protestë paqësore pikërisht në mesditë, me qëllim që t’i “përkrahin serbët që po protestojnë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq”.

Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviq, ka thënë për RTKlive se organizatorët kanë raportuar për mbajtjen e protestës në këtë komunë në përputhje me rregullat në fuqi dhe se policia do ta sigurojë tubimin.

Ora 08:24
Sot debat parlamentar për situatën në veri të Kosovës

1680777935_rikthhen.JPG

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot, do të mbajë debat parlamentar për situatën në veri të Kosovës.

Ky debat vjen pas zhvillimeve të fundit në veri, ku serbët lokal po protestojnë ndaj vendosjes së kryetarëve të zgjedhur në komunat në veri.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 03/06/2023 06:12

    Ky politikan paska mendje te "madhe".Krahason ruajtesit e rendit te nje vendi me ushtrine e tij kercenuese per te shkelur teritorin e nje shteti tjeter.TURP!

    Përgjigju
  • Vetvendosje: 02/06/2023 12:17

    Asosacion do te thote shtet brenda shtetit, do te thote Republika Srpska ne Kosove. Qeveria e Kosoves thjesht po zbaton ligjin. "Miqte" tane ne vend qe te bejne presion mbi Vucicin qe te njohe Kosoven bejne presion mbi shqiptaret se e dine qe keta do pranojne cdo gje qe thone ata. Ketu nuk behet fjale per miqesi por per politike. Shqiperine nga ana tjeter e udheheqin hajnat dhe te korruptuarit, qe sapo rriten rrogat e tyre, qe nuk kane ushtri,nuk kane ekonomi, qe nuk dine te bejne shtet por po presin te marrin tenderin e radhes etj, etj. Dhe populli yne per fat te keq nuk del te protestoje.

    Përgjigju
    • Lala: 02/06/2023 18:07

      Kosova nuk e mbrojn dot veten pa USA.fundi i diskutimit.ulni koken DHE bindjuni atyre QE Ju DHAN lirine pavaresine DHE QE Po Ju mbrojn ushtarakisht.kur te KENI byth te mateni me serbine pa ndihmen e tyre Beni Si te doni.pra nese tutori thot e Jeni gabim duhette me reflektu.ate zon e KENI te humbur.me forc nuk e merrini dot ashtu Si Serbia sju mbajti dot me forc.besoj kupton.leji nacionalizmat se esht streha e fundit e legenave

  • Mario: 02/06/2023 11:14

    Albin lere jashteqitjen e kombit po hapi rruge asociacionit sic e ka miratuar edhe Thaci ne tavolinen e baroneshes Ashton ose thuaj nuk kam mazhorance ne kuvend dhe jep doreheqjen se e njejta gje do ndodhe peseri nese do besh vetem zgjedhje burokratike. E ardhmja e Kosoves varet nga asociacioni sepse ate po pret e gjithe bota edhe Quinti edhe ne te gjithe ketej dhe andej edhe ne Maqedonine e veriut edhe ne Malin e zi

    Përgjigju
  • Arben: 02/06/2023 10:05

    Nuk dashkan te debohen nga shtepite e tyre? Serbet kane debuar shqiptaret nga shtepite e tyre qe para 14 shekujsh e kane vazhduar here pas here kur kane patur mundesi deri me sot! Pse u dashka shqiptaret te veprojne ndryshe? Gjithsesi shqiptaret jane me tolerante, e ka treguar historia kete. Dhe i kemi bere dem vetes keshtu!

    Përgjigju
  • Europa kurva: 02/06/2023 09:48

    Po USA dhe EU tha dhe nqs nuk marrin pjese Ser-bolet do I njohim zgjedhjet? Dhe I çertifikuan. Pse tani kerkojne braktisjen e institucioneve

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 02/06/2023 08:27

    dmth vetem per serbolet... tymi drejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?