Sushila Karki

Bota

Protestat e përgjakshme kundër korrupsionit rrëzuan qeverinë, Nepali bëhet për herë të parë me kryeministre, betohet Sushila Karki

12 Shtator, 21:41| Përditesimi: 12 Shtator, 21:59

  • Share

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Nepalit, Sushila Karki, është bërë kryeministrja e përkohshme e vendit, pas protestave vdekjeprurëse kundër korrupsionit që rrëzuan qeverinë.

Karki, 73 vjeçe, u betua gjatë një ceremonie të shkurtër, duke u bërë gruaja e parë që drejton kombin e varfër, pasi u arrit një marrëveshje me udhëheqësit e protestës. 

Parlamenti pritet të shpërbëhet së shpejti dhe qeveria e re është e ngarkuar me përgatitjen e zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat duhet të mbahen brenda gjashtë muajve.

Më shumë se 50 persona u vranë dhe 1300 të tjerë u plagosën në përleshjet me policinë gjatë protestave masive të kësaj jave. Turma të zemëruara u vunë flakën ndërtesave të parlamentit dhe qeverisë në kryeqytetin Katmandu, duke e detyruar kryeministrin KP Sharma Oli të jepte dorëheqjen.

Demonstratat në Nepal konsiderohen si "Revolucioni i Gjeneratës Z". Ato nisën pas një vendimi të qeverisë së Kryeministrit të dorëhequr për të ndaluar rrjetet sociale në vend, që ngjalli zemërim dhe pakënaqësi te qytetarët, por edhe korrupsioni dhe problemet ekonomike të mbartura ndër vite, e sidomos mungesa e alternativave të punësimit për të rinjtë, ishin arsyet e vërteta.

 

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?