Prej dy vitesh banorët e Laçit janë pa spital! Godina e vjetër u shemb si pasojë e dëmtimeve të mëdha që mori nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ndërtimi për spitalin e ri që kap vlerën e 349 milionë lekë nisi në 2 shkurt të këtij viti, dhe u premtua se do të përfundonte për 4 muaj. Mbetja e punimeve ende në themele ka ngritur banorët e Kurbinit dhe aktivistët e shoqërisë civile në protestë
“Unë jam paraplegjik, i sëmur dhe duhet me shkuar në Lezhë ose në Tiranë për të bërë vizitat. Ka qenë një premtim për ta bërë shpejt por nuk u bë, në Fier u bë këtu jo”, tha një nga banorët.
“Kërkojmë nga drejtoria e spitalit Laç, drejtoria rajonale Laç, dhe Ministria e Shëndetësisë, të bëjë të njohur projektin, procedurat e tenderimit dhe të japë llogari për mungesën e tij deri më sot dhe për mungesën e informacionit të publikut”, pohoi aktivistja e shoqërisë civile.
“Në fillim na u premtua që do mbaronte për 6 muaj, kaloi 1 vit e gjysmë dhe pavarësisht se jemi në pandemi askush nuk mori përsipër që të mbante premtimin tha një tjetër qytetar.
Janë rreth 70 mijë banor të Kurbinit që kanë mbetur pa shërbim shëndetësor, dhe për çdo kontroll sipas tyre duhet ti drejtohen Lezhës ose Tiranës. Sipas deklaratave të kaluara të ministres Manastirliut dhe kryeministrit Rama spitali do të ketë të organizuar brenda një godine, shërbimin e urgjencës, poliklinikën, fizioterapinë, imazherinë, si dhe repartin e pediatrisë dhe maternitetin. Ky investim kryhet me fondet e shtetit.
Interesuar pranë Ministrisë së Shëndetësisë për këtë situatë, Report Tv mëson se shërbimi i Urgjencës është siguruar që në momentet e para pas dëmtimit nga tërmeti, në një ambient pranë Spitalit të Kurbinit. Të njëjtat burime thanë se ky ambient është i përshtatur edhe me terapi intensive, ndërsa shërbimet e planifikuara kryhen në Lezhë.
Fitorja e mandatit te trete duhet te kete baze transparencen e investimeve dhe ritme te larta pune per perfundimin e investimeve buxhetore ne veprat publike.More besimin mbaj fjalen !;
Përgjigju