Foto nga protesta

Protestë në Maqedoninë e Veriut për rritjen e pagave! Kreu i Lidhjes së Sindikatave: Kërkojmë pushim ditën e dielë

12 Dhjetor 2021, 16:17| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 16:23

  • Share

Lidhja e Sindikatave e Maqedonisë së Veriut, protestoi sot në Shkup për rritjen e pagave si dhe miratimin e ligjit për marrëdhënie pune, nga ana e Kuvendit, me të cilin parashihet që e diela të shpallet pushim.

Sindikalistët kërkojnë që paga minimale të rritet në vlerën e 60% të pagës mesatare, si dhe të ketë rritje të vazhdueshme të të gjitha pagave të tjera në përputhje me marrëveshjet kolektive.

“Kërkojmë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Marrëdhënie Pune me të cilat dita e diel të shpallet pushim në përputhje me marrëveshjen e Këshillit Ekonomiko-Social përmes dialogut social, ndryshimin e Ligjit për pagën minimale që paga të jetë mos jetë nën 60 për qind të pagës mesatare, gjegjësisht të rritet së paku në 18.000 denarë (300 euro) dhe të ketë zgjidhje për rritjen e pagave tjera në përputhje me rritjen e pagës minimale”, deklaroi kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Darko Dimovski.

Sindikata nuk e përjashton edhe mundësinë e masave tjera nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, si thirrja për grevë të përgjithshme, protesta e forma tjera të shprehjes së pakënaqësisë.

Një ditë para protestës së sindikatës, Lidhja Sociale-Demokrate, që drejton qeverinë e Maqedonisë së Veriut, paralajmëroi miratimin e ligjit për të dielën ditë pushimi deri në fund të vitit, që i njëjti të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2021.

“Në presim që ligji të miratohet në seancën e radhës të Kuvendit. Lidhja Social-Demokrate mbështet kërkesat e punëtorëve që janë në interesin e tyre. Ne duam që bashkërisht të punojnë për të pasur punëtorë më të kënaqur dhe më produktivë në tregun e punës. Kjo do të ishte në të mirë të të gjithëve”, tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Zyrtarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në disa raste paralajmëruan rritjen e pagës mesatare në 18.000 denarë, apo në rreth 300 euro. Për momentin paga minimale arrin në 15.500 denarë (260 euro) kurse paga mesatare sillet në rreth 29.000 denarë (470 euro).

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?