Protestë në Milot për të shpëtuar Urën e Zogut, arkitekti italian: Do të bëjmë projektin e restaurimit

7 Shkurt 2023, 15:56| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 16:14

  • Share

Pasi e renditen ndër 7 monumentet më të rrezikuara të Evropes, arkitektët dhe inxhinierë të organizatës "Europa Nostra", zbritën në terren këtë të martë për të inspektuar Urën e Zogut në Milot.

Të shoqëruar nga Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë, ekspertët e huaj thanë se do të realizojnë projektin e restaurimit, por ndërkohë kërkuan nga institucionet shtetërore të ndalojnë shfrytëzimin e interteve në lumin Mat.

“Jemi këtu për të inspektuar gjendjen e urës, natyrisht ka shumë punë për të shpëtuar këtë infrastrukturë të bukur, por bashkë më inxhinierët shqiptarë që janë shume të përgatitur do të realizojmë një studim. Do të kemi dhe një takim në ministrinë e kultures për të gjetur një mundesi për të mos lejuar dëmtimin e mëtejshëm, e më pas restaurimin e këtij monumenti të kulturës”, u shpreh arkitekti, Pedro Ponce de Leon.

Nga vërshimi i lumit Mat, njëra nga këmbët e ures ka humbur në shtratin e lumit më shume se 2 meter dhe e gjithë struktura është dëmtuar, duke rrezikuar shembjen e plotë.

“Kjo është urë e bukur dhe ëshëtë gjynah që nuk u parandalua shkatërrimi që nisi që në 2019. Unë shpresoj të bëhet projekti i përforcimit dhe rikonstruksionit. E gjitha vjen nga braktisja! Tani shteti duhet të ndalojë marrjen e inerteve në brigjet përreth”, tha Lida Miraj, arkitekte.

Ndërsa ish-prefekti i Lezhës, gjok jaku shton se “ inxhinierët janë të bindur se ka teknika për ta konservuar në gjendjen  që është e më pas riparimin”.

Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?