Protestë në Thumanë-Kashar, banorët përplasen me policinë: Do çojmë në SPAK Belinda Ballukun e ARRSH

30 Gusht, 19:36| Përditesimi: 30 Gusht, 22:51

  • Share

Për herë të nëntë, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë mbajtur një protestë në aksin Thumanë-Kashar. Banorët protestojnë ndaj mënyrës si është ndërtuar autostrada, pasi sipas tyre, ky aks nuk parashikon asnjë hyrje dhe dalje për zonat e tyre.

Edhe sot pati përplasje me policinë, teksa banorët bllokuan autostradën në disa pika. Banorët shprehin shqetësimin pasi ndjehen të izoluar prej kësaj rruge dhe bizneset e tyre po falimentojnë.

Protestuesit firmosën një peticion dhe do i drejtohen SPAK me një kallëzim për vënien para përgjegjësisë të zëvendëskryeministres dhe të gjithë personave, përfshirë Autoritetin Rrugor Shqiptar, që sipas tyre kanë abuzuar me këtë rrugë.

Ndërkohë që protestuesit bënë thirrje që të hënën të mblidhen për protestë në Tiranë, në orën 16:30 para parlamentit kur do të mbahet seanca e parë plenare në sesionin e ri.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dori: 31/08/2024 07:25

    Bejani rrugen qe tu arrij lopa e gomari deri tek dhoma e gjumit.Shiten gomeret,blen makina e normal qe duan rrugen deri te shtepia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?