Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës u mblodhën sërish sot pasdite në aksin Thumanë-Kashar për të protestuar pasi kjo rrugë e re nuk i lidh me zonat e tyre të banimit dhe për këtë kërkojn hyrje dhe dalje nga ajo që ata e quajnë izolim.
Fillimisht protestuesit patën debate mes njëri tjetrit përsa i përket zhvillimit të protestës pasi sipas tyre ka patur një reagim nga ana e pushtetit për plotësimin e kërkesës së tyre por kjo nuk është akoma zyrtare pasi pritet që ditën e hënë të ketë një përgjigje zyrtare për to nga ana e institucioneve.
Për këtë arsye një pjesë e protestuesve kërkuan që mos të bllokohet autostrada por të protestohet në mënyrë paqësore anash saj ne bonsens për reagimin e dhënë nga qeveria por kjo ka hasur kundërshtimin e një pjese të protestuesve kryesisht eksponentë të Partisë Demokratike të cilët tregohen skeptik ndaj këtij njoftimi jozyrtar.
Protestuesit u shprehën se nuk kanë dalë në protestë për Berishën, por për bukën e gojës dhe për fëmijët e tyre.
Ndërkaq ata zhbllokuan rrugën në shenjë bonsensi ndaj vendimit të qeverisë për plotësimin e kërkesës së tyre. Ata thonë se do presin deri ditën e hënë për të parë nëse ky vendim do jetë zyrtar, në të kundërt do i vijojnë dhe përshkallëzojnë protestat.