Protestë në Thumanë-Kashar, tensione mes policisë dhe banorëve, kërkohet hyrje dhe dalje për zonat e Krujës dhe Fushë-Krujës

26 Gusht, 19:25| Përditesimi: 26 Gusht, 20:29

  • Share

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës dolën sërish në protestë pasditen e kësaj të hëne në aksin Thumanë Kashar. Edhe kësaj here protestuesit patën përplasje me forcat e policisë.

Këta të fundit kërkuan të zhvendosnin protestuesit nga autostrada. Protestuesit u spostuan nga veriu në këmbë uke mbajtur të bllokuar autostradën të bllokuar nga dy anët. Më pas pati përplasje dhe protestuesit dogjën disa goma që iu fikën nga makina e ujit.

Kjo ishte protesta e tetë që banorët e Krujës dhe Fushë Krujës mbajnë në autostradën në Thumanë Kashar.

Ata kundërshtojnë zbatimin e projektit për Thumanë Kashar, pasi nuk parashikon sipas tyre asnjë hyrje apo dalje për zonat ku banonjnë, duke iu bllokuar qarkullimin e lirë dhe duke izoluar veprimtaritë e tyre ekonomike.

Ora 20:25
Protesta në Thumanë-Kashar, policët shoqërojnë të riun me forcë (VIDEO)

1724696778_policisherrnethumane.jpg

Efektivët e policisë duke shoqëruar të riun gjatë protestës

Në protestën e ditës së sotme në aksin Thumanë Kashar, kishte dhe një moment kur forcat e policisë shoqëruan një prej protestuesve.

I riu duket në pamjet e siguruar nga Report Tv që është rrethuar nga efektivët dhe në një moment qëllohet prej tyre gjatë shoqërimit.

Ende nuk dihet arsyeja e shoqërimit të të riut nga forcat e policisë.

Sot u mbajt protesta e tetë prej banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës në autostradën e Thumanë Kashar, pasi ata kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre të banimit.

 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rrezoni: 26/08/2024 21:58

    Rrezojeni more at edi lesh ramen! Vendosni nje kryeminsiter si Elvis naci ose Marin Mema !

    Përgjigju
    • Lala: 27/08/2024 01:04

      Me mir Baba mondi.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?