TIRANË- Në ditën kombëtare të Arsimit, shkollat janë të mbyllura për shkak të mungesës së sistemit të ngrohjes, e kjo ka ngritur në protestë disa aktivistë. Protesta është zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit e përveç deklaratave të bëra, nuk kanë munguar simbolikat. Ato i kanë dhuruar Ministrisë disa ngrohëse, e ndërsa nuk i kanë kursyer edhe ironitë, duke thënë se duhen mbajtur në vëzhgim që të mos "vidhen" nga zyrtarët e Arsimit.
"Po japim këto ngrohëse, dhe kërkojmë edhe ndihmën e mediave që ta pyesin ministren ku shkuan këto ngrohëse, që të mos vidhen nga zyrtarët e kësaj republike. Ne do t'ia lëmë para derës Ministrisë së Arsimit dhe shpresojmë që ajo të dijë t'i menaxhojë", tha një prej protestuesve.
Aktivistët e "Qëndresës Qytetare" shprehen se sot mësuesit kërcënohen për largime nga puna apo transferime nëse shprehen se "kanë ftohtë". Sipas tyre, në një kohë kur flitetr për regjistra digjitalë, në shkolla mungojnë kushtet minimale.
"Kërcënime me largime nga vendi i punë, me transferime nga vendi i punë. Ne jemi këtu për të thënë se qytetarët i mbështesin mësuesit,të cilët për një arsye apo një tjetër nuk munden dot të thonë sot 'kam ftohtë'. Është e pakuptimtë sot se si të kesh 26 milionë euro dhe të mos ngrohje, jemi me regjistra dixhitalë dhe shkollat nuk kanë ngrohje. Në Delvinë shkolla pa ujë, pa ngrohje, Dibër në Maqellarë pa ujë, pa ngrohje, nxënësit marrin dru me vetë Në Durrës ka një shkollë pa dyer, pa dritare. Në Korçë, në Maliq, klasa kolektive, aty ku mësohet abetarja aty mësohen edhe ligjet e Njutonit në klasë të katër. Në Poliçan mësimi zhvillohet në një loto, sepse shkolla është dëmtuar", tha protestuesi.
Kjo protestë erdhi si rezultat i vendimit të Ministrisë së Arsimit për të pezulluar mësimin në shkolla për 3 ditë, (24-26 janar) për shkak të temperaturave të ulëta që kanës shkuar deri në -17 gradë celcius.
Report Tv e ka sjellë në vëmendje herë pas herë mungesën e sistemit të ngrohjes në shkolla. Vetëm pak ditë më parë në vëzhgimin e bërë në terren nga gazetarët, nxënësit ka rrëfyer se janë detyruar që të blejnë vetë rezistenca pasi e kanë të pamundur të mësojnë në temperatura. Këtë fakt e pranoi edhe vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi në studion e Report Tv, ku tha se po punohet për të rregulluar këtë problem.
Nga ana tjetër, ia vlen të theksohet se ky muaj është shoqëruar edhe me një fluks fëmijësh në pediatri me temperaturë, kollë, këputje trupi, për shkak të gripit të stinës, por edhe Omicron, variant i COVID.
Po arsimi ne nivele skandaloze me drejtues te paafte we flasin akoma me dialektizma dhe jo profesioniste.Ne Vlore shumica jane mesues cikli i ulet.Kush do e kontrolloje ciklin e larte?
PërgjigjuAto ngohëse nuk bëjnë as për një dhomë e jo më një klasë të tërë. Problemi është konkret dhe do zgjedhje nga shteti.
PërgjigjuJu lumte aktivisteve. Arsimi, ende ne nivele qe le shume per te deshiruar
Përgjigju