Protestë para 'Strasburgut'? Luan Baçi nuk e përjashton: Duhet ndërkombëtarizuar çështja e Berishës

20 Shtator, 18:00| Përditesimi: 20 Shtator, 20:17

  • Share

Deputeti i PD-së Luan Baçi ishte sot i ftuar në ‘Studio Live’ ku foli për aksionin opozitar që duket se është përqendruar më shumë ndaj drejtësisë se sa ndaj qeverisë. Baçi thotë për Arbër Hitajn se këtu nuk ka ndonjë kontradiktë të madhe, pasi sipas tij qeveria po përdor drejtësinë për të sulmuar opozitën dhe liderin e saj.

'S’ka kontraditë. Kontroll absolut i Ramës në sistemin e drejtësisë. Është Rama që i jep emrat nga pushtetarët e vet. Asnjë pushtetar nuk kapet në detyrë. I hap krahun Rama. Tek opozita, pavarësisht sulmit që ka për të gjetur gjilpërën në kashtë. Edhe tek Berisha nuk po gjejnë asnjë fakt. I zvarrisin i godasin, për të vërtetuar që edhe tek opozita ka të korruptuar edhe Enver Hoxha kur dënonte, fabrikonte prova. Opozita është në këmbë, është legale, bën luftën e saj. Për çdo provë të fabrikuar ne ta bëjmë me dije për opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar për ti nxjerrë bojën kësaj drejtësie me regji.'

Më tej ai theksoi se opozita dhe strukturat e saj janë të hapura për një protestë përpara gjykatës së Strasburgut për të ndërkombëtarizuar çështjen e Berishës.

'Çdo lloj proteste e të gjitha formave është në axhendë për të sensibilizuar opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Kemi bërë pak për ta ndërkombëtarizuar çështjen e opozitës. Sidomos për sulmin që po i bëhet kryetarit të opozitës. Izolimi i tij, moslënia për të qenë në zyrë, parlament apo terren është goditje për PD. Do jetë vendimmarrje e strukturave të PD-së.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miço: 21/09/2024 10:04

    O Leone...... Ik o njeri se le nam. Ti je ortak me Xenin e boronicave dhe ke ngrene çorbë të prishur për vete.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 20/09/2024 20:02

    LUAN BAÇI..b..lëpirsi Sb për 1 karrige në 2025 sajon në TV sikur S.BERISHËN e ka ARRESTUAR E.RAMA.Kjo MARRZI përsëritet në 99 % të MEDJEVE TË SALIUT TMERR I KOMBIT. Si mund të fotoen zgjedhjet me Sb në burg,që sulmon çdo ditë-natë SPAK+GJKKO+AMERIKËN+ANGLINË+BE.?VETËM 1 I MARR MENDON PËR FITORE. -Si nuk kan marre kur deklarojnë se PD-në e coptoi Edi Rama,kur Atë e PËRDHOSI SALIU PSE U FUT NË LISTËN E ZEZË PËRJETSISHT,FAMILJARISHT.? -Si nuk ka turp ky personazh kur thot se Sb është arrestuar pa asnjë PROVË,FAKT..PO 35 PRONAT..MBI 1000.000 €.. NË GJITHË EUROPËN TË KUJT JANË O NJERI.? -Po në gjykatë pas Salianit(babales) pse shkon ky idiot.!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?