Punonjësit e kompanisë Albpetrol kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar pagat e plota, si pasojë e vendimit të kompaisë për t'i ulur ato me 60%. Me pankarta në duar, rreth 250 punonjës, kërkojnë që pagat të rikthehen të plota.
Prej 3 muajsh, që korespondon në mesin e pandemisë, kompania mori vendimin për dhënien e pagës jo të plotë për punonjësit e administratës, por vetem 40%. Pavarësisht se punonjësit janë shprehur se ata kanë nisur punën normalisht dhe punojnë 8 orë në punë nuk paguhen me page të plota.
Edhe drejtori i financës së Albpetrol Elton Meta ka dalë në krah të punonjesve duke u shprehur në mbështetje të kërkesës së tyre per të pritur dhe përgjigjje tashmë.
Ndërkohë në hyrje të kompanisë disa protestues kanë debatur me një drejtues të saj i cili fillimisht shprehet: "Unë drejtoj financat e gjithë kësaj shoqërie prej 3 ditësh dhe janë 1800 veta. Shkoj dhe vij katër orë nga Tirana, këhstu që fjalën time ta dhash, sepse pagën do ta marrësh, por duht të luftojmë ne që të na marrësh. Kështu që na le kohë."