Sociale

Protestë për parkimin në QSUT, infermierët: Koncesionari po na merr para, e turpshme

20 Gusht 2018, 15:54| Përditesimi: 20 Gusht 2018, 16:13

  • Share

Infermierët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza kanë protestuar për rreth 30 minuta. Shkak i protestës ishte pagesa për parkimin e automjeteve brenda QSUT-së, vetëm për infermierët.  Kreu i Shoqatës së Infermierëve Elson Jaçaj, u shpreh se infermierët duhet të paguajnë çdo ditë nga 100 lekë dhe theksoi se i kanë lenë 2 javë kohë Ministrisë së Shëndetësisë për të zgjidhur problemin.

Në bazë të shkresave që ne kemi, firma ka mbi një javë që po merr lekë kundër çdo ligji. Më e turpshme është që personeli infermieror është i vetmi që është konfliktuar me firmën private për të hyrë pa pagesë.

Elson Jaçaj, Kreu i Shoqatës së Infermierëve

Prej disa muajsh koncesionari që menaxhon vendet e parkimit në QSUT është në konflikt me Ministrinë e Financave. Që në muajin mars të këtij viti Ministria e Financave ka vendosur të ndërpresë kontratën me kompaninë “Stoelb” për shkak të ankesave të qytetarëve dhe për mos zbatimin e të gjitha pikave në kontratë. Në datën 13 gusht koncesionari nuk duhet të ishte më në QSUT për të marrë lek për vendet e parkimit, por ai ende vijon punën. Infermierët këmbëngulin se pagesa që ata bëjnë për parkimin e makinave është e jashtëligjshme.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berat: 20/08/2018 17:03

    Po neve ne Berat kan 1 vit qe po na i marin , ju u qankeni kot

    Përgjigju
  • bandita: 20/08/2018 16:12

    Kur erdhi PS ne pushtet doli Ilir Beqja dhe thoshte qe sdo kete automjete brenda QSUT, do e heqim konqesionarin pastaj mesa duket u mor vesht me konqesionarin dhe lujti puna. Koncesionarit I uroj jet te gjat e te lumtur. Rroft partia.. Populli duhet te paguaje qe te kete shendetesi falas

    Përgjigju
  • Timo: 20/08/2018 16:07

    E forte kjo. Hajt qe rrogat nuk ua rrisin, hajt qe i fusin edhe ne testime, po duan edhe t'u marrin leke per parkim. Pastaj pretendon shteti humanizem prej tyre, nderkohe qe le privatin t'i zhvate :).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?