Kronikë

Protestë për rrugën e prishur, bllokohet aksi Durrës-Shijak

19 Prill 2018, 09:58| Përditesimi: 19 Prill 2018, 14:05

  • Share

Banorët e zonës së Shijakut kanë bllokuar rrugën si shenjë rrevolte për gjendjen e saj. Banorët shprehen se rruga që lidh Shijakun me Durrësin është tërësisht e rrënuar sa kohët e fundit është bërë i pa mundur kalimi në të.

Protesta është bllokuar për rreth 30 minuta ndërsa protesta e tyre po zhvillohet prej dy ditësh. Sipas banorëve në rrugën Shijak-Durrës nuk është investuar prej më shumë se 20 vitesh. Gjatësia e këtij aksi rrugor është vetëm 8 km, ndërkohë që për të janë bërë shpesh herë ankesa, por deri tani nuk është shtruar asnjë metër rrugë shprehen banorët.

 Në shenjë revolte për gjendjen e rrugës banorët i janë  bashkuar thirrjes së një emigranti, i sapokthyer në vendlindje, për të protestuar.

Komento

Komente

  • redi: 19/04/2018 12:51

    Banoret e Shijakut kane plotesisht te drejte qe protedtojne per mungese te investimit be rrugen qe lidh Shijakun me Durresin . Po e njehta gjendje dhe duhet te riparohet eshte dhe rruga e Ndroqit si aksi kryesor qe lidh Tiranen me jugun e Shqiperise . Ketu jeton gati gjysma e popullsise se vendit prandaj qeveria Rama duhet ta shikoj me prioritet dhe ne funksion te dhjetea bisneseve qe operojne ne kete zone . Atje ku protesta ka motiv , ka dhe perkrahje nga shumica

    Përgjigju
  • ce: 19/04/2018 12:17

    nuk eshte veshtire me e gjetur kush e shkaterroi perfundimisht kete rruge. firmat qe shtrine kabllin elektrik apo telefonik qe hapen nje kanal 5 km gjate aksit duke i nxjerre guret me te cilet ishte ndertuar nga Hoxha kjo rruge para 70vjetesh. nuk ka qeveri qe mund te vere ne terezi me kete rruge sepse eshte demtuar rende tabani i saj , cdo riparim do jete vetem nje arnim sa per tu nbyllur gojen mijra banoreve qe u eshte nxire jeta prej dy vitesh me mjetet e tyre

    Përgjigju
  • ce: 19/04/2018 11:49

    kjo rruge eshte demtuar rende nga firmat private qe per te shtrire nje linje kabllore kane hapur kanal gjatsor 5 km te gjate duke demtuar rrugen e ndertuar para 70 vjetesh ne menyre te pakthyeshme dhe barabare . jane demtuar rende bazamenti i rruges sepse jane nxjerre guret dhe sshte rindertuar jashte cdo kushti teknik duke jua nxire jeten mijra qytetareve qe kalojne me mjete aty dhe dhjetra bizneseve,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?