Protesta per Martinin

Kronikë

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres

26 Nëntor 2024, 09:50| Përditesimi: 26 Nëntor 2024, 09:53

  • Share

Shoqëria civile ka paralajmëruar se do të përshkallëzojë protestën nëse nuk plotësohen kërkesat për përmirësimin e sigurisë së fëmijëve në shkolla dhe dorëheqjen e minsitres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Ata kanë paralajmëruar se nesër  do të bojkotohet mësimi dhe do të nisin protestat në dyert e shkollave në Tiranë dhe nëpër qytete.

Ata protestuan dhe dje para ministrisë së Arsimit ku  ishin të pranishëm dhe babai dhe gjyshi i Martin Canit, 14 vjeçari që u vra me thikë nga një nxënës afër shkollës, më 18 nëntor. 

 Në emër të familjes thirrjen për drejtësi, e bëri gjyshi i 14-vjeçarit, që u shpreh se Martinit iu prenë në mes ëndrrat. Kërkoi drejtësi, ndryshe tha se jeta e tij nuk ka më kuptim.

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 26/11/2024 10:44

    Se çfarë faji ka ministria e arsimit një zot e di .Na mbyti injoranca.

    Përgjigju
    • Topa: 27/11/2024 08:30

      Po kush i vendos politikat ne shkolla o ti suoer i zgjuari?

  • Tito: 26/11/2024 10:38

    Me kete rast te kerkojme edhe qe prinderit te dorezojne femijet ne qendrat e asistencave solciale sepse kane deshtuar ne edukate. Jo vetem ata te perfshire ne fatkeqesine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?