Itali - Stacionet e trenave ishin të mbikëqyrura, dhjetëra mjete të blindurara dhe mbi 1500 forca policore, karabinierë dhe roje bashkiake janë angazhuar për të garantuar sigurinë. Protestuesit pro-palestinezë u kthyen në sheshe në Romë. Edhe këtë herë, ishte një turmë masive ajo që u mblodh në Porta San Paolo për të kërkuar “ndalimin e gjenocidit në Gaza” dhe sanksione ndaj Izraelit.
Në protestën kombëtare të organizuar nga Lëvizja e studentëve palestinezë dhe Unioni Demokratik Arabo-Palestinez morën pjesë të gjitha organizatat sociale që këto javët e fundit kanë mbështetur misionin humanitar të "Global Sumud Flotilla". Nga sindikatat Usb dhe Cgil, kolektivet studentore dhe universitare si Osa, Cambiare Rotta dhe Zaum. Por edhe organizatat e shoqërisë civile, përfshirë Anpi dhe Arci. “Do të jemi një milion”, kishin premtuar organizatorët në prag të marshimit nga Porta San Paolo në San Xhovani. Vëmendja e policisë ishte e përqendruar tek grupet antagoniste të ardhur nga e gjithë Italia.
Lëvizja e Studentëve Palestinezë: “Jemi gjashtëqind mijë”
“Jemi gjashtëqind mijë!” – kështu u shpreh nga makina kryesore e marshimit në Romë për Palestinën presidentja e Lëvizjes së studentëve palestinezë, Maya Issa. Deri në atë moment, numri i pjesëmarrësve kishte tejkaluar pritshmëritë, me kokën e marshimit që kishte arritur në San Xhovani, ndërsa fundi i tij sapo kishte nisur disa kilometra më larg, ku vazhdonin të mbërrinin njerëz.
Kaska, tymuese, shishe qelqi dhe sprej: identifikohen pesë të mitur nga Pisa
Pesë të mitur janë ndaluar në zonën e parkut Colle Oppio në Romë dhe janë gjetur me kaska, tymuese, shishe qelqi dhe sprej, të cilat janë sekuestruar. Të rinjtë u identifikuan nga policia dhe rezultuan të ishin nga Pisa.
/Lajmi ne perditesim...
//La Repubblica
Komente
