Endri Shabani, Pano Soko dhe Adratik Lapaj

Politikë

Protestë pro SPAK pas deklaratëve të Ramës për arrestimin e Veliajt, Lapaj: Aleancë e ndyrë kundër drejtësisë

13 Shkurt, 12:54| Përditesimi: 13 Shkurt, 13:25

  • Share

Dhjetra qytetarë u mblodhën para dyerve të SPAK, ku dhe zhvilluan një tubim në shenjë mbështetjeje ndaj Prokurorisë së Posaçme, tre ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Pjesëmarrës në këtë tubim ishte edhe Endri Shabani nga Nisma Thurje” dhe Adriatik Lapaj nga “Shqipëria Bëhet”.

Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani gjatë fjalës së tij tha se Rama sulmoi dje SPAK, duke dalë nga shinat.

“Jemi këtu për të mbështetur SPAK-un. Edi Rama doli haptazi duke sulmuar SPAK. Rama po prish provat, po intimidon dëshmitarët, ka shkuar në zyrën e Bashkisë dhe ka uzurpuar pushtetin vendor, ka dalë nga shinat. SPAK ka mbështetjen e popullit shqiptar. Kushdo që vjedh popullin shqiptar e ka vendin te burgu 313, te burgu i Durrësit, te burgu i Elbasanit. Askush mos të synojë politikën për të vjedhur popullin shqiptar”, tha Shabani.

Kurse kryetari i partisë ‘Shqipëria bëhet’ Adriatik Lapaj, në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar pro SPAK, tha se ka një aleancë të ndyrë politike kundër drejtësisë.

“Këtu ka një aleancë të ndyrë kundër ligjit. Prandaj, ne i japim kurajo çdo njeriu të ligjit që shoqëria nuk i lë vetëm. Duhet të ndërtojmë një shtet, ku njerëzit të përballen me ligjet. As nuk linçohen njerëzit, por as nuk linçohet drejtësia. Në çdo rast duhet që njerëzit të përballen me institucionin. Duhet të ndërtojmë institucione. Nuk mundet që institucionin ta sulmosh kaq egër”, tha Lapaj.

Nderkohë Pano Soko nga Nisma Thurje, tha se i vjen keq për faktin që ka një sulm frontal kundër Prokurorisë së Posaçme.

“Ka sulm frontal ndaj SPAK. Ramës i duhet pushteti më 2025 për të shkrirë SPAK-un. Drejtësia mund të ketë probleme. SPAK përgjigjet për 5000 veta. Prokuroria përgjigjet për gjithë qytetarët e tjerë. Askush nuk kujtohet për atë institucionin tjetër. Kryeministri nuk u mendua për qytetarin që kush ia dërgon atij fëmijët në shkollë. Kryeministri nuk e ka hallin tek njerëzit. I prishët puna vetëm për SPAK, sepse SPAK është për atë vetë. Çdokush që ka marrë dje pjesë”, tha Soko.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • PATRIOTI: 13/02/2025 14:51

    PO KU ISHIT DERI MË TANI O MJERANË? SI KA MUNDËSI QË BENZINA E ÇAKMAKU JANË BËRË BASHKË?THËNIA QELBËSIRA TË TË GJITHË KOHRAVE,NGJYRAVE E PASYRATËVE MBLIDHUNI SE ËSHTË KOHA PËR NDONJË KOCKË.

    Përgjigju
  • goni: 13/02/2025 14:07

    ikni mor injorant ,se e bete ate vend corb turp qe je shqiptar llapapa

    Përgjigju
  • Lala: 13/02/2025 13:21

    O KOLISHAT PSE NUK PROTESTOI KUR SALA META SHANIN ME LIBER SHPIE SPAKUN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?