VD/Protestoi në shesh kundër masave anti-COVID, shoqërohet avokati Altin Goxhaj (Debati me policinë)

15 Maj 2020, 12:35| Përditesimi: 15 Maj 2020, 12:41

  • Share

TIRANE-Avokati Altin Goxhaj është shoqëruar nga policia me argumentin se në sheshin 'Skënderbej' po zhvillonte një protestë të paligjshme duke thyer masat anti-COVID. Policia i kërkoi që të largohej dhe të shpërndante personat e tjerë me të cilët ndodhej, por Goxhaj tha se nuk ishte ai organizatori dhe vijoi që të fliste. Më pas policia e shoqëroi, për herë të dytë brenda pak ditësh. Edhe pak ditë më parë ai u shoqërua për të njëjtën arsye.

Debati mes Altin Goxhaj dhe policit
Efektivi: Jam punonjës i policisë
Altin Goxhaj: Jeni shumë korrekt
Efektivi: Je i paligjshëm për një veprim të tillë. Duhet të shpërndahesh sipas ligjit. Je i lirë për veprime të tjera, jo grumbullime, njoftoi njerëzit të shpërndahen. Kush është organizatori?
Altin Goxhaj: Nuk ka
Efektivi: Unë e marr të mirëqenie se je ti, se ti po flet, ishe edhe herën tjetër. Do të shoqërohesh nëse nuk i shpërndan. Atëherë ti do të vish me ne, protesta është e paligjshme
Altin Goxhaj shoqërohet në komisariat: Policia ka të drejtë që të më shoqërojë, por nuk më ka kërkuar kartën e identitetit
Efektivi: Ti je person publik, njihesh
Altin Goxhaj: Mos e kundërshtoi kurrë fizikisht policinë, deri në 10 orë ju mbajnë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?